At Nikolla Marku paralajmëron rrezikun e “darkës së porosive”, Janullatos-Venizellos
Deklaratë për shtyp nga ana e Kishës Ortodokse të Pavarur Kombëtare “Shën Maria” në Elbasan, Lidhjes së Intelektualëve Ortodoksë dhe Komitetit të Mbrojtjes së Autoqefalisë. Ftesa per darke nga Anastas Janullatos, ministri i Jashtem grek zoti Venizellos eshte tregues i bashkpunimit te ngushte te janullatosit me shtetin grek ne dem te kishes ortodokse shqiptare.
Ftesa per darke qe ben Janullatos ka si qellim te marre mbeshtetje politike nga shteti grek ne emer te kishes shqiptare. kjo ftese eshte tregues i qarte se kisha e Janullatosit eshte kishe greke me horizont vorio-epir.
Ne e denoncojme kete ftese si kopromentim te kishes ortodokse te Janullatosit ne dem te shqiperise. Ftesa per darke dhe protokolli i saje, nuk do te njihet kurre nga kisha ortodokse e vertete shqiptare. Gjate konsumimit te darkes, eshte biseduar per ngjarjet e fundit ne dem te Shqiperise si Permeti, Kelcyra, eshtrat e ushtareve, ujrat territoriale, investimet, fitimet e bizneseve greke etj.
Kushdo qe ka marre pjese ne ate darke te organizuar nga Janullatos jane tradhetare dhe sherbetore te shovinizmit kostant grek ne dem te Shqiperise, shume shpejt do te pergjigjen perpara kombit shqiptar per tradhti.
Athina zyrtatre, ende nuk e njeh pavarsine e Kosoves, sepse eshte bashkuar me ata qe duan zhdukjen e kombit shqiptar nga Ballkani.
Mungesa e transparences, dhe mos prania e mediave ne ate darke, darke e helmatisur ne permbajtje, me helmin qe helmoi Petro Nini Luarasin, tregon qarte se ishte nje darke bosesh e politikanesh, per te marre falenderimet per punen shembullore me skandalet qe po kalojme cdo dite nga prifterinje e sherbetore me ne krye Janullatosin.
Darka, pervec pergezimeve per pune te mire anti shqiptare ne jug te Shqiperise, sigurisht qe la dhe porosite e reja.
Porosite e darkes Janullatos – Venizellos besoj se kuptohen nga te gjithe. Ato qe do te shohim do te jene ngjarje dhe skandale per te krijuar imazh te rreme dhe negativ per Shqiperine perpara muajit qershor, muaj ne te cilin do te vendoset per statusin e vendit kandidat ne bashkimin europian. Athina nuk duhet te jete kryeqyteti i ballkanit per integrimin e shteteve si Shqiperia, Kosova, Maqedonia.
Tashme Janullatos veprimet po i ben hapur me darken me Venizellosin si minister i jashtem i Greqise, kjo praktike nuk ka ndodhur me asnje minister te jashtem tjeter.
Koha ka treguar se darkat e posacme nuk dalin per mire, darka qe sjellin fatkeqesi me vone si ajo e Jezus Krishtit, darka e gabuar apo dhe darka Meta-Berisha e shume te tjera.