Disa mendojnë se Facebook-u është një kafshë e çuditshme, e rrezikshme, tërheqëse dhe joshëse, si të gjithë joshësit në përgjithësi.
Ju jep iluzionin e të mos qenurit vetëm (ke aty miq), të jesh i dëgjuar (ka komente), të jep iluzionin e konsesusit (dikujt i pëlqen komenti juaj), atë të iluzionit se ke kontroll mbi personat (mbrëmë në darkë ishte online). Por teksa obsesionohesh për të mësuar mbi jetën e miqve tuaj dhe ato mbi tënden ‘Vanity Fair’ ka nxjerrë rezultatet e një ankete se cilët janë njerëzit që nuk e përdorin Facebook-un.
1. Intelektuali. Ai që lexon thuajse vetëm librat e Adelphi dhe mendon se Facebook-u është ekuivalenti i Maria De Filippi-t.
2. I pa interesuari. Ai që nuk mund të kujdeset për këto forma të reja komunikimi. Ai mezi shkruan një email dhe mendosn se këto janë marrëzi të lidhura me të rinjtë.
3. I terrorizuari. Ai që ka një punë serioze, një kredibilitet social, dhe preferon të argëtohet sipas dëshirave që ka, ai është më i stresuari nga prezenca e Facebook-ut.
4. Paragjykuesi. Ai që i nisur nga një pozitë intelektuale mund të jetë edhe i gatshëm të hapë një faqe por ka frikë nga paragjykimet. Ndaj e nis direkt me Twitter.
5. I penduari. Ai që pas një krize sentimentale ka vendosur të mbyllë profilin, ndoshta për të krijuar një tjetër falc, që të fusë kudo hundët.