Kamarda ishte këtu
Pantallonat e shkurtra
Aparatin fotografik nuk e shqiste dore
Vërtik kokën me flokë të bardhë linçuar
Flokë të bardhë, vargan turistësh me kërcinj konserve
Plakë prej shëndeti dhe qershori
Nën bluzat e bardha lisho e vesh trupin
Zhurmë zanoresh janë thithat gjinore
Tek hapin rrathë të shtrembër në ujin e ndenjur te bluzës
Cfarë drithërash Kamarda, plot
Jot shoqe parkon në pleqerinë poshtë bluzës
Nuk e lëshon aparatin, emri i markës
Me Y greke, që ndryshe kalamajtë e shqiptojnë
Të pisët lypin çamçakiza e qindarka
Të pisët, të shprishur gjaku
Plaka shtrëngon
Qemerin e kishës, që sapo doli
Ata shkruajnë se ishin aty
Të dy çift pleqsh
Kamarda kthehu në katund.
Aparati fotografik, aparati fotografik
Kërcinjtë, falanga falangjesh, turistët e zbardhur
Turistët, turistët, me flokë të bardhë, të verdhë
Kisha ku u martua Kastrioti
Ishe aty Kamarda
Shtrëngonit aparatin fotografik, këtu të vjedhin
Dy cicat si një autobus i vetëm përmbi hartën gurore e pluhur
Qumësht pluhur ish-qumështi italo-shqiptar