Një sulm terrorist në Irak ka lënë të vrarë 14 persona dhe ka plagosur 28 të tjerë. Mediat ndërkombëtare raportojnë se viktimat janë shkaktuar nga militantët e ISIS-t.
Sipas "The Mirror", personat e vrarë kanë qenë tifozë klubit të Realit të Madridit.
"Tifozët mblidheshin në atë vend për të pirë kafe dhe për të shikuar ndeshjet e kaluara të Realit të Madridit",-shkruan "The Mirror".
Sipas presidentit të klubit të tifozëve, Ziad Subhan, sulmi u shkaktua nga militantët e ISIS-t.
"Një grup terroristësh islamik të ISIS-it, u futën në kafe të armatosur me AK-47, duke qëlluar këdo që ishte aty brenda",-citon media britanike.