Atentat me eksploziv plagoset kryekomunari

Atentat me eksploziv, plagoset kryekomunari

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në mes të aksit kryesor të magjistralit Vlorë-Skelë, në qytetin e Vlorës. Nga të dhënat paraprake flitet për një atentat me telekomandë ndaj një automjeti. Policia ka bërë të ditur se, është hedhur në erë makina e kryetarit të komunës qendër në Vlorë, Fredo Berberi. Ky i fundit ka mbetur i plagosur, pasi makina e tij ka shpërthyer teksa ishte në lëvizje. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe ambulanca, e cila ka transportuar drejtë Spitalit Rajonal të Vlorës të plagosurin. Momentalisht nuk ka të dhëna rreth gjendjes së tij shëndetësore.

Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm, në automjetin tip fuoristradë “Benz ML”, janë dëmtuar edhe dy makina të tjera, që ndodheshin aty pranë në momentin e ngjarjes.  Ekspertë të policisë së Vlorës kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur autorët e vendosjes së lëndës eksplozive në makinën e kreut të komunës Qendër.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama