Atentati me eksploziv vdes ne spital biznesmeni i ndertimit

Atentati me eksploziv, vdes ne spital biznesmeni i ndertimit

Një ditë pas atentatit me eksploziv, ka ndërruar jetë në spital biznesmeni durrsak Xhemal Çela. Megjithë përpjekjet e mjekëve 45-vjeçari nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra. Sipas bluzave të bardha ai kishte hyrë në gjendje kome që prej ditës së djeshme dhe parametrat e tij jetësor nuk u normalizuan. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në rrugën Plazh-Plepa ku Xhemal Çela ra pre e një atentanti me eksploziv në makinën e tij.

Biznesmeni po ecte me makinën e tij dhe papritur është gjendur i përfshirë nga flakët shoqëruar me një shpërthim të fuqishëm. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje drejtuesi i automjetit ka kuptuar se në automjetin e tij po ndodhte diçka, pasi pak sekonda para shpërthimit ai ka frenuar dhe ka tentuar të dalë menjëherë nga makina.

Banorë të zonës kanë ndihmuar 45-vjeçarin që të dalë nga autovetura që kishte marrë flakë gjithandej.

Policia e Durrësit ka shoqëruar rreth 25 persona të cilët janë marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen e djeshme, por nuk ka ende ndonjë autor të dyshuar.

Një nga pistat kryesore të hetimit të policisë është konfliktet që biznesmeni Xhemal Çela mund të ketë pasur në fushën e ndërtimit, por nuk përjashtohen edhe pista të tjera.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama