Atentati ndaj Baki Xhabaftit policia shoqeron 20 persona (Video)

Atentati ndaj Baki Xhabaftit, policia shoqeron 20 persona (Video)

Policia e Tiranës ka shoqëruar rreth 20 persona, të cilët dyshohen për atentatin e ndodhur ndaj Baki Xhabaftit. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme, ku një automjet ka shpërthyer rreth orës 17:00 përpara bashkisë së Vorës, ku mbeti i vdekur Baki Xhabaftit.

Makina tip “Renault” me targë AA 154 DZ, ka qenë e parkuar para godinës së bashkisë në momentin e shpërthimit. Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i vdekur në vend shtetasi Baki Xhabafti, 40 vjeç dhe dyshohet se janë plagosur edhe 2 persona të tjerë, kalimtarë të rastit. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, automjeti i shpërthyer i përket viktimës, Baki Xhabafti. Sipas policisë, dyshohet se në mjet është vendosur një sasi e konsiderueshme eksplozivi pasi dëmet në mjet janë të mëdha.

 Policia bën të ditur se, hetimet janë përqendruar te familja Ymeri, pasi mes familjes Xhabafti dhe Ymeri kanë pasur hasmëri prej vitesh. Nga hetimet e deritanishme një i shoqëruar në polici i përket familjes Ymeri, e cila dyshohet si organizatore e atentatit. Baki Xhabafti nga Selita prej pak muajsh ishte transferuar në Vorë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.02.2014 rreth orës 17.00 në qendër Vorë ka ndodhur  një shpërthim në automjetin tip Renauld me targa AA 154 AZ në pronësi të shtetasit Baki Xhabafti, 40 vjeç, banues në Selitë Tiranë, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e shpërthimit.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e para hetimore, duke administruar provat dhe bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë për Krimet e Rënda. Aktualisht grupi hetimor po punon në disa pista hetimi të kësaj çështjeje.

Ngjarja për motive hasmërie

Policia dyshon se shpërthimi mund të jetë bërë për motive hasmërie. Që nga viti 1995 rezulton se familja Xhabafti dhe familja Ymeri të jenë në hasmëri me njëra-tjetrën.

Baki Xhabaftit i kanë vrarë 2 vëllezër, babanë dhe xhaxhanë, ndërsa nga familja Ymeri janë vrarë 5 persona. Të dyja familjet jetojnë në Selitë të Tiranës.

 

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama