Fajin e ka nje komplot nderkombetar i orkestruar nga amerikanet me pjesemarrjen e disa bashkepunetoreve europiane, si Anxhela Merkel dhe Banka Qendrore Europiane, qe synojne te cojne drejt skllaverise nje komb te lire, duke e kthyer pas, ne kohen e juntes ushtarake. Keshtu i pershkruan Mikis Theodhorakis, kompozitori i shquar 84 vjecar qe ka luftuar kunder gjermaneve dhe diktatures, masat emergjente qe Greqia miratoi me nxitim javen e kaluar per t’i shpetuar kolapsit ekonomik. Por edhe pse ngjajne fjale qe vijne nga nje e kaluar e larget, jehojne fuqishem ne veshet e nje popullsie e cila, tek autori i kolones zanore te “Grekut Zorba” sheh te pasqyruar anen e vet me te mire.
“E sheh kartelen qe shkruan ‘molle italiane me 1.5 euro’?”, shpjegon te shtunen paradite nje shites ne tregun e Petrupolit, lagje ne perendim te Athines, “ne fakt jane gjermane. Po te shkruaja “Gjermani” ne kartele, nuk do m’i blinte askush”, shton duke u terhequr shpejt prapa arkave te veta me fruta. “Gjermania do te pasurohet me interesat qe do paguajne greket”, ankohet nje zonje me floket bjonde te krehur per bukuri dhe me cantat plot pazare ne krahe, “dhe pas pak i njejti fat e pret edhe Spanjen me Italine”, shton ajo, a thua se ideja e nje tragjedie te perbashket eshte ngushelluese.
Vetem nje fije e ndau Greqine nga dalja prej eurozones. Skandenca e afateve te obligacioneve nuk te fal: Parate duhen derdhur ne kohe. Marreveshja me FMN-ne dhe Bashkimin Europian per huane prej 110 miliarde eurosh, ka ndezur nje revolucion ekonomik e me tej edhe social. “Ceshtja ishte e thjeshte: Te shpetohej vendi apo jo”, shpjegon Ana Dhiamantopulu, ish komisare e BE-se per Punesimin dhe Ceshtjet Sociale, sot ministre e Arsimit, nga zyra e saj ne zonen Marusi: “Nuk ka qene e thjeshte per qeverine, te vendoste per gjithcka brenda nje nate: Reforme ne tregun e punes, ne sistemin e pensioneve, ne sektorin publik, ate arsimor, shendetesor. Te gjitha keto, reforma strukturore qe prisnin prej vitesh dhe qe tani duhet t’i zbatojme brenda pak muajsh me nje administrate shume te avashte”.
Per momentin, reformat kane mbi te gjitha trajten e shkurtimeve te pameshirshme te rrogave, pensioneve, sherbimeve shendetesore dhe nje game te tere beneficesh qe per vite me rradhe, kane blere konsensusin e nje populli individualist dhe rebel. Reformat godasin direkt sektorin publik qe ne keto ane perkthehet ne 40% te forces punonjese; nuk ka me paga te 13-ta e te 14-ta per rrogat e pensionet, pa harruar uljen me 8% te tjera te shteses se zakonshme te pages (per efekt inflacioni), pervec uljes 12% qe u krye ne mars. Dhe natyrisht, reformat pengojne punesimet e reja ne shtet. Ky eshte fundi i votes “ne kembim”, nje perberes jetesor i ketij sistemi socio-politik. “Kjo ishte kontrata sociale me te cilen Greqia ka funksionuar ne 180 vitet e fundit”, shpjegon shkrimtari Jorgos Zarkadhakis, “elitat qeverisese zhvatnin pasurite e shtetit dhe shtetasit i mbanin ne pushtet, ne kembim te nje vendi pune ne sektorin publik”.
Ketej e tutje, greket duhet te mesohen t’ja dalin mbane vete. “Po mendoj te flas me te zonjen e shtepise per te ulur qirane”, buzeqesh hidhur 40 vjecarja Viki Barzi, dhe pastaj fut pipen ne goten e cajit ne “Key Bar”, jo larg sheshit te Kushtetutes, aty ku ndodh cdo proteste e madhe e kryeqytetit. “Nuk porosis me vere”, rrefen ajo, “kushton shume”. Ashtu si miqte ne tavoline, edhe ajo punon ne nje ministri.
“Ne fillim nisa pune ne sektorin privat, por nuk e duroja dot stresin dhe oraret e zgjatura, ndaj tani punoj ne nje agjenci qeveritare qe merret me alokimin e fondeve te Bashkimit Europian”, thote Spiros Arvanitis, 42 vjecar, “per fat nuk kam femije, ndaj thjesht me duhet te kufizoj shpenzimet”, shton ai.
Ne tregun qendror te Varvakios, dy hapa larg sheshit Omonia, zemra multietnike e Athines, Niki i mbiquajtur Greku thote troc: “Eshte e premte pasdite dhe nuk ka asnje njeri. Ky vit do te mbyllet negativ, ndersa tjetri akoma me keq. Por atyre nuk u plas fare per ne”, thote, duke iu referuar qeverise. Shton: “Me kane ulur pensionin dhe tani me duhet te punoj ne te zeze si kasap, nga ora 7 e mengjesit deri ne 6 te mbremjes”. Pas banakut ngjitur me te, arketarja Maria Kurzi tymos nje cigare: “Kam nderruar marke”, peshperit, “me pare e blija paketen 4 euro e gjysme, tani e marr 3 euro. Burrit tim i eshte ulur rroga (punon kopshtar ne nje ndertese qeveritare qe nuk ka kopsht) dhe duhet te bejme kujdes”. Nje djalosh bjond paguan filetot e pules dhe largohet. Ajo e ndjek me veshtrim dhe komenton: “Ata do te vuajne edhe me shume nga te tjeret; emigrantet, polaket qe erdhen te punojne ne ndertim. Me pare mund te merrnin edhe 80 euro, tani jane te lumtur po e mbyllen diten me 40 euro”. Nje kasap i ri po e fut mishin e mbetur ne frigorifer. Me veprime te shpejta, por pa entuziazem. Dita e punes ka mbaruar. “Pyet a ka ndryshuar gje ne jeten time? Gjithcka ka ndryshuar. Edhe e ardhmja. Nuk e di nese pas dy muajsh do te kem pune apo jo”.
Sektori privat eshte ai me pak i prekuri drejtperdrejt nga reformat, megjithe rritjen e TVSh-se mbi mallra si pijet alkoolike, karburanti dhe duhani. Por eshte njeheresh sektori per te cilin Greqia ka nje nevoje urgjente. “Problemi yne me i madh eshte se nuk kemi nje baze prodhuese”, shpjegon Dhiamantopulu. “Sot, 85% e te rinjve 19-20 vjecare duan te kene nje post ne sektorin publik; nje nga efektet pozitive te krizes eshte se njerezit do detyrohen te bejne nje pune te vertete te tyren”. Dhe kjo hipoteze nuk i frikeson te gjithe.
“Shpresoj shume qe kjo krize te sjelle perfundimisht shansin per te zgjidhur problemet e Greqise dhe te funksionoje edhe tek ne sistemi meritokratik”, buqezesh Zoe Zindru, nje 20 vjecare e levizjes G700, ndryshe brezi i te sapopunesuarve qe paguhet 700 euro ne muaj: “Ne fakt, tani na quajne brezi i G550, sepse kjo eshte rroga e re minimale. Por s’ka rendesi. Me uljet e pagave dhe reformen e pensioneve, askush nga ne nuk e deshiron me punen ne shtet. Do vazhdojme te punojme fort dhe te kujdesemi per veten”. Mbase dhe duke u larguar nga Greqia? “Te gjithe duan te ikin”.
Dhe kjo eshte gjasa qe shkakton me shume frike: Nje Greqi e zbrazur, ku kane mbetur vetem grupet me te dobeta te popullsise. “Jam duke e pergatitur tim bir, qe pastaj t’ua bej dhurate amerikaneve”, ben autoironi Llambrini Thomai. Pastaj veshtron djalin e saj 13 vjecar dhe syte i shkelqejne. “kete vere do te shkoje te kryeje nje kurs per femije te perzgjedhur nga universiteti i Stenfordit”, thote me krenari, “Sigurisht qe po ta dinim per keto masa te qeverise, nuk do t’i kishim blere kurre biletat e avionit. Por tashme e beme. Une dhe Niko do te heqim dore nga udhetimi neper Kaliforni, dhe do te rrime tek shtepia e nje kusheriri derisa te mbarojne dy javet e Panajotit”. Llambrinia ka humbur njeren prej dy puneve te saj (shkruaja editoriale ne Sky.gr, por me thane se me kohet qe erdhen, ky ishte luks i tepert).
Bashkeshorti Niko, nje mesues informatike qe nuk ka pare nje ore mesimi prej vitesh, eshte prej atyre qe do te punoje me shume dhe do te fitoje me pak, duke filluar nga shtatori. Babai i Llambrinise ka vdekur dhe i ka lene nenes Aleksandra, nje pension shume me te ulet nga sa pritej. Tani jane te katert bashke; tre breza rreth nje tryeze. Te bashkuar. Gjyshja, me nje rrobe te zeze leshi megjithe 30 gradet e temperatures, nxjerr nje gjysme franxholle buke te djeshme. “Do ta pres ne rriska dhe do ta ve ne furre per ta thekur sic benim dikur”. Sa per djaloshin Panajot, ai do vazhdoje te shkoje ne shkollen private dhe te studioje pese gjuhet e huaja qe ka nisur. Do t’i kete te nevojshme, nese situata perkeqesohet edhe me shume se tani.