Atletiko Madrid ka fituar përballjen e parë ndaj Bajernit të Mynihit në "Vicente Calderon". Djemtë e Simeonës i janë falur golit të minutës së 11´ të realizuar nga Saul Niguez. Mesfushori spanjoll arriti të driblojë mjaft mirë kundërshtarët duke çuar topin në rrjetë. Pas golit të epërsisë nuk kanë munguar dhe rastet për të dy ekipet të cilët tentuan të realizojnë.
Pjesa e parë mbyllet në avantazh 1-0 për vendasit, ndërkohë në fraksionin e dytë të dy skuadrat rikthehen më të etura për gol por asnjëra prej tyre nuk ja del të finalizojë. Nojer dhe Oblak kanë zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer pasi ja dalin të ruajnë portën pa u prekur në 45 minutat e dyta të sfidës.
Portieri i Atletikos vuan minutat e fundit nga sulmi i gjermanëve por ja del të mbyllë takimin me rrjetë të paprekur.
Formacionet
Atletiko Madrid: Oblak; Juanfran, Gimenez, Savic, Filipe Luis; Gabi, Augusto, Koke, Saul; Griezmann, Torres
Bajern Mynih: Neuer, Lahm, Martinez, Alaba, Bernat, Alonso, Vidal, Thiago, Costa, Coman, Lewandowski