Real Madridi ka shijuar vetëm për 120 minuta vendin e parë në klasifikim, pasi Atletiko e Madridit vazhdon të mos i ndahet kreut. Edhe sotkundër Malagas skuadra e drejtuar nga Diego Simeone bëri detyrën, duke fituar minimalisht 1-0.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërkohë që në pjesën e dytë Korrea u bë heroi i ndeshjes, sepse i futur si zëvendësues në vend të Karraskos shënoi duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.
Me fitoren e arritur sot, Atletiko rikthehet në krye me 82 pikë, 1 më shumë se Reali dhe 3 më shumë se Barcelona e cila po luan në këto momente dhe në rast se fiton i bashkohet Atletikos në krye.