Atletiko beton ne Kalderon vetem 1 humbje

Atletiko beton në Kalderon, vetëm 1 humbje

Bajerni dhe Atletiko Madrid ritakohen pas një kohe shumë të gjatë, 42-vjeçare. Por, kujtimet dhe nostalgjia e sjell shumë afër vitin 1974 kur në finalen e Brukselit më 15 dhe 17 maj Bajerni triumfoi 5-1 kundër Atletikos duke fituar kupën e parë të kampioneve. torres- Atletiko arrin për herë të dytë në gjysmëfinale në tri vitet e fundit dhe qëndron për herë të 5-të në këtë fazë gjatë historisë së saj. Bilanci është: dy fitore, dy humbje. Spanjollët nuk kanë humbur kurrë në gjysmëfinale në ndeshjet brenda fushe. Në katër takime, ata kanë fituar 3 dhe barazuar 1.

- Ekipi i Simeones ka humbur vetëm një nga shtatë duelet e fundit kundër ekipeve gjermane. Bilanci në "Kalderon" është: 11 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje. Miqtë e fundit nga Gjermania kanë qenë "Aspirinat" sezonin e kaluar. Atletiko fitoi 1-0.

- Këtë sezon spanjollët kanë humbur vetëm një herë në shtëpi (1-2 ndaj Benfikës), si dhe ka fituar 24 nga 29 ndeshjet e Kupave të Europës në "Kalderon".

- Bajerni kualifikohet për herë të pestë radhazi në gjysmëfinale, nga të cilat tri herë ka shkuar në finale (2010, 2012, 2013).

- Në dy vitet e fundit bavarezët i kanë humbur dy transfertat në Spanjë në gjysmëfinale (0-1 në Madrid; 0-3 në Barcelonë). Në 12 transfertat e fundit në Spanjë ka arritur të fitojë 2 dhe humbur 8. Bilanci në tokë spanjolle është: 6 fitore, 5 barazime dhe 12 humbje. Dy transfertat e fundit në Champions Bajerni i mbylli në barazim 2-2 në Torino dhe Lisbonë.

- Bajerni i Guardiolës ka mundur të fitojë vetëm dy nga nëntë transfertat e fundit në Champions, si dhe ka humbur 4. Ndërsa në fazën me eliminim direkt (nga 1/8-at), Bajerni ka mundur të fitojë vetëm 1 nga 7 transfertat e fundit (4 barazime, 3 humbje).

- Është hera e 10-të që Bajerni përballet në gjysmëfinale kundër një ekipi spanjoll. Bilanci është: 7 fitore, 3 humbje.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama