Atmosfere e ndere ne Pekin ne prag te mberritjes se pishtarit olimpik

Atmosferë e nderë në Pekin në prag të mbërritjes së pishtarit olimpik
Ceremonia e prezantimit të parë të shkurtër të flakës olimpike në Pekin do të zhvillohet nën masa të forta sigurie.  Se si do të jetë rjedha e organizuar e ceremonisë, kjo do t´u komunikohet gazetarëve të akredituar vetëm pak kohë më parë përmes mesazhit sms. Zëvendëspresidentja e Shoqatës Gjermane të sporteve Olimpike, Gudrun Doll-Tepper, gjatë një konference të fondacionit Konrad-Adenauer në Pekin njoftoi mbi atmosferën që mbizotëron në radhët e Komitetit Olimpik kinez: „Unë besoj, se ka një farë tensioni. Në të gjitha bisedimet me përfaqësuesit e Komitetit Olimpik kinez kuptohet, që ata e ndjejnë veten në një pozicion defensive. Përshtypja ime është, se ata nuk e kanë fort të qartë efektin  që ka nga jashtë ajo çka ndodh në vendin e tyre.“

Madje ata nuk patën llogaritur as me efektin e vendimit të shpallur një vit më parë, që pishtari i ndezur i olimpiadës do të mbahet edhe duke kaluar përmes Tibetit deri në malin Everest. Ky mal është bllokuar për alpinsitët madje edhe nga ana e Nepalit. Një alpinist gjerman vitin e shkuar rastësisht ka parë, se si alpinistët kinezë përgatiteshin për kalimin me pishtarin olimpik. „E gjitha ish organizuar në stil pompoz. Në kampin bazë poshtë malit ishin vendosur disa qindra njerëz si mbështetës, çadrat ishin të gjitha në ngjyrën e gjelbër ushtarake. Telekomi i Kinës kish ndërtuar një stacion transmetimi, ish vendosur një sistem i tërë gjigand logjistike me kuzhinë e gjithçka tjetër të nevojshme. Gjithçka ish përgatitur me profesionalizëm.“

Atmosfera në Kinë gjithnjë e më me tension

Gazetarët e huaj në Pekin konfrontohen çdo ditë me  telefonata të idinjuara të kinezëve, që të nxitur prej medieve kineze,  përpiqen të shpjegojnë, se përse ata e konsiderojnë të gabuar qëndrimin e Perëndimit ndaj konfliktit të Tibetit dhe se ata ndjehen të prekur nga thirrjet për bojkotim të olimpiadës. Por shpesh këto janë vetëm thirrje që i merr era.

Pekini deri tani nuk ka bërë asnjë lëvizje lidhur me çështjen e Tibetit dhe vazhdon ta refuzojë dialogun me Dalai Lamën. Edhe udhëtimi i fundit i gazetarëve dhe diplomatëve perëndimorë në Lasa që u zhvillua nën mbikqyrje të plotë nuk mund të konsiderohet si shenjë e transaprencës së palës kineze.

Freyeisen, Astrid Peking MDR (DW)

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama