Në një shënim të shpërndarë nga shoqëria, "Damak Immobiliare", lexohet që “Oferta promocionale vlen për atë që ble apartament me pamje nga Panairi i Marketingut" në Dubai. Siti web i televizionit al Arabiya, që vë në dukje ofertën, nuk bën publike çmimet e shitjes së apartamenteve. Por bëhet fjalë për apartamente ekstraluksozë në ndërtesa super moderne pranë zonës së "Dubai Marine" dhe "Burj Dubai", grataçela më e lartë në botë.
Ja si është artikuluar "paketa e ofertave", për të thithur klientelën: një R8, kupa sportive e shtëpisë automobilistike gjermane Audi për kë ble një apartament me 3 dhoma gjumi; një A6 për dy dhoma; dhe A4 për kë ble një apartament të vogël vetëm me një dhomë gjumi.