Aulona Internacional folk festival ne edicionin e trete

Aulona Internacional folk festival ne edicionin e trete
Çfarë është Aulona internacional Folk festival

Festivali i 3-të i “Aulona International Folk Festival” do të zhvillohet në qytetin e Vlorës në datat 14-17 Maj 2011. Organizator i Festivalit është Qendra Kulturore “Aulona“, Vlorë. Sejmen Gjokoli, akademik prof Dr Vasil Tole dhe regjisori Petrit Ruka kanë dhënë sihariqin për mbajtjen  festivalit në edicionin e tij të tretë. Ne edicionin e tij të dytë festivali u zhvillua në qytetin e Vlorës si dhe në rrethina të tij, si Novoselë ,Nartë, Orikum, ku u treguan vlerat muzikore të grupeve të njohura  nga vendet evropiane si Sllovakia, Polonia, Kroacia ,Italia, Greqia, Bulgaria.

Qëndra ndërkombëtare e organizmit të festivaleve folklorike CIOFF ka shpallur në raportin e vitit 2010 festivalin”Aulona folk të parin në renditje. Në 121 festivale të zhvilluara gjatë vititt2010 nën stemën e CIOFF në totall kanë marrë pjesë 820 grupe me 23319 pjesëmarrës.

Nga këto 9 grupe me 300 pjesëmarrës i takojnë festivalit Aulona folk.

Festivali në edicionin e tij të tretë ka si qëllim shërbimin e turizmit kulturor si dhe do të jetë një nisje e aktiviteteve në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë. Edicioni i 3 do të realizohet në sheshin e Flamurit si dhe do të nderohet themeluesi i shtetit shqiptar Ismail Qemali. Edicioni i sivjetmë do të ketë skena edhe në sheshin e Skelës,para pallatit të sportit .Ai do të shtrihet në 3 mbrëmje dhe do të jetë edhe sinjali i fillimit të sezonit turistik. Netët e këtij festivali do të jenë nga 14,15,16 Maj si dhe do të ketë perfomancë në rrugë,sheshe. Mbetet e veçantë “Dita e Llogorasë” ,organizohet në ditën  e dytë,tw edicionit.
 
Grupet pjesëmarrëse të këtij edicioni ndërkombëtar
 
Grupet pjesëmarrëse të këtij edicioni ndërkombëtar janë:
Ansambli “Akcus selio”,qyteti Sarajevë,shteti Bosnjë-Hercegovinë, ansambli “Afa” nga qyteti Sofie, Bullgari, ansambli “Arbëria”Franitës,Itali, ansambli “Rexhep Mitrovica” Mitrovicë-Kosovë, ansambli “Turopolje” Veliko Gorice Kroaci, ansambli “Imegol” Rumeli’ Bursë,Turqi, ansambli vendas “Labëria”, Vlorë.
 
Festivali pjesë e Turizmit Kulturor

Festivali ka karakter burimor e spektakolar dhe është pjesë e Turizmit Kulturor të qytetit bregdetar. Data e hapjes së Festivalit do të jetë 14 Maj 2011. Kjo është edhe dita e çeljes së Sezonit Turistik të Vlorës për vitin 2011. Parashikohen të marrin pjesë rreth 10 Ansamble nga shtete të ndryshme të Europës e Botës si dhe grupe të ftuara nga Vlora e qytete të ndryshme të vendit. Festivali është pjesë e Kalendarit të CIOOF-it dhe mbështetet në parimet e tij. Festivali zhvillohet në skenë të hapur ku, nata e fundit do të jetë Koncert I Madh me numura të zgjedhura. Për të gjitha Grupet pjesëmarrëse ndahet Emblema e Festivalit ndërsa për Grupin më të mirë jepet Kupa e Festiv
 
Historiku
 
Festivali “Aulona International Folk Festival“ zhvillohet në qytetin bregdetar të Vlorës,Shqipëri. Ky Festival organizohet nga Qendra Kulturore “AULONA“ (më parë me emrin “Bilbilat e Jugut“) e cila është subjekt juridik privat që vepron në bazë të Legjislacionit shqiptar në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore. Aktiviteti synon të mbetet tradicional dhe shoqëron çeljen e Sezonit Turistik të qytetit të Vlorës në çdo muaj Maj. Festivali mbahet mbi bazën e donacioneve të ndryshme në partneritet me Bashkinë e qytetit, Dhomën e Tregëtisë dhe institucione apo subjekte të tjera të interesuara, vendase apo të huaja. AIFF është një festival i drejtpërdrejtë folklorik, mbështetet në parimet e C IOFF-it dhe drejtohet nga një Komitet Organizator (Staf) i përbërë nga personalitete dhe njerëz të artit e kulturës. Festivali i Parë është mbajtur nga data 9-11 Maj 2009.
 

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama