Australia aprovon sulmet ajrore ne Irak

Australia aprovon sulmet ajrore ne Irak

Kabineti Australian ka dhënë miratimin e tij për dërgimin e avionëve luftarakë për t'u bashkuar me veprimin ushtarak të udhëhequr nga SHBA, kundër shtetit islam ISIS në Irak. Kryeministri Tony Abbott tha se ISIS është një "kult i vdekjes" që i ka "deklaruar luftë botës", dhe duhet të ndalet. Ai deklaroi se qeveria ka autorizuar gjithashtu, dërgimin e forcave speciale për të ndihmuar dhe këshilluar ushtrinë irakiane, një veprim ky i cili pritet të vazhdojë për "muaj dhe jo javë."

IS kontrollon një bazë të gjerë të territorit, që përfshin një shtrirje nga Siria deri në Irak. Amerikanët dhe aleatët arabe kanë filluar me sulmet ajrore ndaj ISIS në Siri dhe Irak që prej 2-javësh. Ndërkohë vendet evropiane kanë sulmuar ISIS vetëm në Irak.

Të enjten, Parlamenti i Turqisë mbështeti një mocion që do të mund të lejojë ushtrinë e saj për të hyrë në Irak dhe Siri, për t'u bashkuar me fushatën.

Militantët ISIS, kohët e fundit kanë përparuar në afërsi të kufirit me Turqinë, duke bërë që mijëra refugjatë kurdë të kalojnë kufirin. Turqia po përballet tashmë me më shumë se një milion refugjatë sirianë.

OKB thotë se militantët islamikë kanë abuzuar në mënyrë tronditëse me të drejtat e njeriut.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama