Austriaket shigjetojne Shqiperine Ne vendin tuaj po lulezojne bastet

Austriakët shigjetojnë Shqipërinë: Në vendin tuaj po lulëzojnë bastet

Lavdia e prezencës pozitive të Kombëtares shqiptare në Europian është zbehur. Futbolli në vendin tonë ka marrë një goditje të fortë pas pezullimit të Skënderbeut nga Kupat Europiane.

23294FB9-9FAD-44E2-A234-858DFA1E4C20_v0_hMediat ndërkombëtare sportive dhe jo vetëm e etiketojnë Shqipërinë si epiqendrën e gangrenës së basteve. Lajmin këtë herë e bën të ditur gazeta prestigjioze austriake "Kleinezeitung" që shkruan se Shqipëria është vendi në të cilën mafia e basteve ka depërtuar dhe kontrollon fuqishëm trukimin dhe ndeshjeve të futbollit.

Gjatë pasqyrimit të lajmit për pezullimin e Skënderbeut dhe disa ngjarjeve të tjera në lidhje me trukimet e ndeshjeve, gazeta raporton se është hapur një hetim i gjerë që do të shkojë në rrënjët e kupolës që po shkatërron lojën e futbollit.

Gazeta austriake bën me dije se në Austri janë marrë të gjitha masat për parandalimin e trukimeve dhe fiksimit të ndeshjeve. "Shqipëria është një vend ku fiksimi i ndeshjeve nuk ndodh për herë të parë.

Këto ngjarje janë të përsëritura. Pak ditë më parë u përjashtua skuadra e Skënderbeut nga Liga e Kampionëve", thuhet në lajm. Futbolli shqiptar duket se po kalon ditë të errëta dhe çështja e basteve është dominuese ndaj gjërave të bukura që po dhurojnë në fushë ekipet shqiptare.

Vetëm Kombëtarja nuk mjafton për të paraqitur vlerat e futbollit në arenën europiane, pasi ekipet e tjera nuk po bëjnë figurë të mirë dhe po njollosin sportin më të bukur në botë.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama