Autizmi dhe Shtatzenia

Autizmi dhe Shtatzënia

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Qendra amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve (CDC) raporton se 1 në 88 fëmijë diagnostikohet me autizëm. Por tani një studim i ri thotë se nënat që preken nga gripi gjatë shtatzënisë mund të jenë dy herë më në rrezik për të lindur një fëmijë me autizëm.

Studimi tregon se tek gratë që thanë se gjatë shtatzënisë kishin kaluar një grip, rreziku i autizmit për fëmijët e lindur u rrit nga 1% në 2%.

Studimet kanë treguar se faktorët gjenetikë luajnë një rol të rëndësishëm në autizëm. dhe fëmijët meshkuj janë në një rrezik më të lartë. Gjithashtu, mosha e prindërve luan rol, sa më të moshuar aq më në rrezik për të lindur fëmijë me autizëm.

Rreziku për autizëm rritet midis dy shtatëzënive -  kur ndodhin mutacione gjenetike – dhe kur fëmija i dytë lind më pak se 3 vjet kohë nga fëmija i parë. Por shkencëtarët ende nuk i kanë përcaktuar të gjithë faktorët e mundshëm që luajnë rol kryesor në shkatimin e autizmit. Ata thonë se gratë që kanë qenë ose janë me grip gjatë shtatzënisë nuk duhet të shqetësohen, por edhe bërja e një vaksine kundër gripit nuk do të ishte keq.



http://astritlulushi.wordpress.com/2012/11/13/autizmi-dhe-shtatzenia/

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama