Ai kishte vendosur që të mbetej “i fshehur” për 100 vite pas vdekjes, por disa versione të ndryshme të kësaj autobiografie janë botuar më përpara, të kontrolluara nga vajza e tij Clara, nga biografi i tij i parë Albert Bigelow Paine, dhe editorët pasues, të cilët të gjithë hiqnin gjithçka që mendonin se ishte fyese apo problematike, përshtatnin shenjat e pikësimit të Twain dhe ri-organizonin tregimin për të krijuar qartë strukturën tradicionale që ai e refuzonte.
“Unë mendoj që ne të gjithë kemi manitë tona. Unë pëlqej fjalët fikse, dhe shprehjet e qarta, aty-këtu ndonjë ndërhyrje në gramatikë për të pasur gjallëri”, struktura ishte gjithmonë një problem për Twain. Lexuesit e kanë pëlqyer që kur u publikua romanin “ Huckleberry Finn”. Pavarësisht se kishte menduar për një autobiografi që prej 1876, jo më vonë se 1906 shkrimtari u bë i njohur si nga leksionet që jepte ashtu edhe nga librat e tij. Ai me thjeshtësi pagoi një stenograf që ta ndiqte dhe të shënonte historitë e tij, ndërkohë që Twain fliste dhe fliste. Twain kishte vendosur që atëherë që të mos u publikonte këto shënime për një shekull, kështu ai mund të fliste lirshëm, pa konsideruar reputacionin ose ndjenjat e tjera. “Pas botimit të parë, të dytë, të tretë, dhe të katërt të gjitha reagimet normale të opinionit mund të zhdukeshin”, thoshte Twain. “Mund të ishte thjesht si një tregti mallrash para një shekulli. Nuk duhet të nxitosh. Prit dhe shiko”. Shpirti i kësaj dëshire u ndoq më së shumti prej rastësisë, sepse shkrimet e shumëllojshme dhe të papërfunduara që Twain la pas vdekjes ishin shumë të vështira për t’u rindërtuara nga studiuesit.
Zgjidhja përfundimtare e Twain për problemin e strukturës së autobiografisë ishe e veçantë: ai e injoroi atë, vendosi më mirë “ta fillonte atë në një kohë jo të veçantë të jetës; të shëtiste mes lirisë së jetës; të flasë vetëm për gjëra të cilat të interesojnë për momentin” dhe kalon në çështjen tjetër. Kjo është ekzaktësisht ajo që Twain bënte, i sigurt që “Autobiografia dhe Ditari së bashku” do të admiroheshin edhe pas shekujsh si një lloj shpikje ku e shkuara dhe e tashmja janë shpesh në përballje”. Rezultati i kalon 500,000 fjalë peripatike, lëvizëse përmes 2,000 faqesh që përbëjnë volumin e parë.
Twain ishte padyshim i lirë nga çdolloj frenimi, dhe ishte shumë mendjemadh, si pasojë shumë gjëra ai nuk do donte t’i nxirrte në shesh. Autobiografia e pacensuruar e tij nuk ofron fakte të jetës së Twain por zërin e tij. Fatmirësisht për ne, ndoshta më shumë se çdo shkrimtar tjetër Twain ishte zëri i vetvetes.
I lindur në 1835-ën, Twain e kaloi fëmijërinë në kënetën e Hannibal, Missouri përpara luftës civile të US. Pasi ushtroi zanatin si tipograf filloi më pas punë si gazetar para se të stërvitej si pilot vapori, një karrierë e ndërprerë nga lufta në 1861. Ai shërbeu për një periudhë të shkurtër si ushtar pjesëmarrës para se të dezertonte. (“karriera e tij si ushtar ishte e shkurtër dhe e palavdishme” shkruan New York Times në nekrologji; në autobiografinë e Twain paraqitet një imazh simpatik për ushtarët që dezertonin. )
Publicistika e tij filloi të përforcojë reputacionin e tij. Ai filloi të japë leksione dhe publikoi librin e tij të parë, “The Celebrated Jumping Frog of Calaveras Country and Other Sketches” në 1867. Dy vjet më vonë publikoi librin “The Innocents Abroad”, i cili fliste për historinë e një udhëtimi të Twain me një grup amerikanësh të tjerë nëpër Europë dhe librin “Holly Land”, i cili i kthye në bestseller, duke shitur kështu 100,000 kopje brenda dy vjetësh.
Libri o radhës ishte “Roughing It”, një tjetër kujtim udhëtimesh i suksesshëm dhe për 20 vitet e ardhshme, Twain krijoi klasikët e momentit, duke përfshirë jo vetëm “The Adventures of Huckleberry Finn”, por edhe të preferuarit e vazhdueshëm si “The Adventures of Tom Sawyer”, “A Connecticut Yankee in King Arthur’s Court” dhe “The prince and the Pauper”, krijime të kritikës sociale si “The Gided Age and Following the Equator”, “Life on the Mississipi”, një përzierje e autobiografisë me jetën sociale dhe “The Tragedy of Pudd’nhead Wilson”, një roman I përdorur si mekanizëm për të goditur racizmin amerikan.
Në nekrologjinë e Twain tek San Francisco Examiner shkruhej se ai ishte ‘Amerikan interesant dhe aluziv… Ai ishte krejt si ne’. Twain shkoi më tej. Duke jetuar në Europë në 1890-ën, ai shkruajti në fletoren e tij: “Are you an American? No, I am not an American. I am the American.” Ai ishte arrogant por nuk ishte i padrejtë. Nuk ishte vetëm që librat e Twain qëndronin aq popullore sa edhe kritikat që i vlerësonin, por edhe motivet e tyre si : personi dhe shoqëria, kapitalizmi dhe drejtësia shoqërore, populizmi dhe snobizmi, mashtrimi dhe ndershmëria, idealizmi dhe cinizmi, liria dhe skllavëria, labirinti dhe qytetërimi – pasqyronin shqetësimi krejtësisht tipike Amerikane. Twain bënte një jetë krejtësisht amerikane, në promovimin e vetvetes, qëllimet komerciale, aktivitetet e popullarizuara. Amerikani ishte një përzierje e barabartë e idealizmit me cinizmin nga Twain. Ai nuk shpiku vetëm literaturë moderne amerikane, ai shpiku të drejtën e autorit.
Twain thoshte: “Unë nuk jam i vetmi person që ka gjetur mënyrën e duhur për të ndërtuar një autobiografi”. Ai i shikonte shkrimet e tij si një objekt që ai e ndërtonte, jo rastësisht ai ishte në qendër të debateve rreth tipareve intelektuale. Shumë biznesmenë, showman, studiues apo shkrimtarë mendonin se Mark Twain në thelb ishte spekulator.
Zotërimi i tij i vetvetishëm i reklamës ishte për të ardhmen e kohës së tij, ai u vërtit me entuziazëm nëpër mediat e reja të shekullit të 19-të. Ai qëndroi për qindra vjet në portrete të fotografuara të cilat ai vetë i quante “talent për pozim” që kompletonte kultin e njeriut të famshëm. Të drejtën e autorit, Twain e shikonte si një patentë,e cila mund të përforcohet ose rritet deri në përjetësi. Ai bashkoi emrin e tij të fituar nga librat e shkruar për të themeluar një markë tregtuese të quajtur nga New York Times “Mark Twain u kthye në Korporatë”. Ai hartoi rregullat e tij të lojës si: “Albumi me copa të ngjitura i patentës vetë-kaluese të Mark Twain”. Nuk është rastësi qe shumë nga personazhet e Twain janë tregtarë dhe energjikë, ose që dinakëria dhe oportunizmi janë temat kryesore në shkrimet e tij.
Twain e kuptoi mirë rëndësinë e publicitetit kështu që ishte thjesht i kënaqur kur “Huck Finn” shkëlqeu në libraritë e SHBA, kaloi në Omaha, Nebraska. Twain dërgoi një telegram në gazetat lokale dhe shprehej: “Jam tmerrësisht i frikësuar, kjo zhurmë po më bën shumë dëm. Ka filluar një numër i mirë njerëzish deri tani të lexojnë Huck Finn. Botuesit janë të kënaqur, por kjo më bën mua të marr një shami dhe të qaj”. Kulti i personalitetit të Twain si lektor dhe romancier, komentator dhe kritik social, shkrimtar me humor dhe udhëtues ishte lehtësisht Ii gjykuar, humori i tij ishte i thjeshtë, natyral por strategjikisht i pozicionuar. Ai shkroi duke mos u bazuar tek tradita e shkrimeve të mëparshme, për këtë arsye ai ishte veçanërisht i përshtatshëm për të shkruar duke udhëtuar, që e lejonte atë të ishte anektodik dhe pa i kushtuar shumë vëmendje strukturës ose subjektit.
Vetë “Huck Finn” është përshkrim udhëtimesh, në të cilin udhëtimet me traget nëpër Mississipi japin një sere aventurash në tregimin episodik. Janë bisedat anektodike ato që për fat të mirë apo të keq dominojnë autobiografinë e paçensuruar. Pas një parathënie të ndershme nga editorët, që shpjegon metodat e Twain, problemet dhe shkrimet fillestare rreth librit, volumi i parë hapet me të gjitha këto shkrime. Ai shkroi një artikull të gjatë si raportet i ri rreth anijembytjeve, i ribotuar tekstualisht. Pas 200 faqesh të një hyrje të kthjelltë, e cila ndoshta do t’i interesonte më shumë ndonjë specialist, vjen një tjetër titull: “Autobiografia e Mark Twain” dhe ne jemi më në fund duke lundruar në rrymat e vetëdijes së Twain.
Twain ishte gjithashtu një shkrimtar barometrik, me një aftësi për të regjistruar presionet sociale të kohës me një sy të mprehtë, që vlejnë për t’u cituar edhe në të ardhmen.
Impulset shoqërore të Twain nuk ishin gjithmonë të irrituara, ai ishte shumë i shoqërueshëm dhe nëse ishte egoist ishte gjithashtu shumë i interesuar për të tjerët.
Shumë fëmijë amerikanë akoma lexojnë Huck Finn. Mund të duket paradoksale se si një libër mund të jetë njëkohësisht kaq i lexuar dhe i dashur nga shumë njerëz. Huck Finn është një histori e ndarë në dysh rreth dy shqetësimeve themelore amerikane, individualizmi dhe prejardhja. Shumë lexues nuk mund të dallojnë një libër me karakter racist nga një libër racist.
Mënyra më përfaqësuese amerikane ndoshta është lufta Huck ndërmjet individualizmit vetjak dhe përgjegjësive kolektive të përcaktuara në aksionin e librit. Pothuajse në mënyrë unike, perceptimi ideologjik i Twain veçohet që vazhdon të jetë aktual në Amerikë edhe sot. Libri I përjetshëm amerikan Huck Finn flet për individualizmin njëherësh ndëshkimin dhe ka formuar historinë kombëtare dhe vazhdon ta karakterizojë atë.
Ata që mbarojnë së lexuari Huck Finn duke dyshuar për sjelljen raciale të Twain duhet të lexojnë Following the Equador or Pudd’nhead Wilson, në të cilin Twain heq dorë nga parimi “një pikë gjaku me ngjyrë e bën një person me ngjyrë”. Ai futi më pas plot respekt termin ‘negro’ në citime frikësuese për të marrë në pyetje vetë kategorinë.
Padyshim që dashuria më e madhe për të cilën Twain tregon në volumin e tij të parë është për bashkëshorten dhe vajzën e tij, veçanërisht vajza e tij më e madhe Suzy, e cila vdiq në 1896, 24 vjeçe nga meningjiti. Twain la pas gruan e tij të adhuruar dhe tre nga katër fëmijët. Ndoshta momenti më trishtues i autobiografisë është kur Twain i thotë vetvetes që vdekja e Suzit ishte për më të mirin, sepse jeta është tragjedi e pashmangshme: “Suzy vdiq në kohën e duhur, në kohën më fatlume të jetës, në moshën e lumturisë, 24 vjeçe. Në moshën 24 vjeçare, si një vajzë që kishte parë më të mirën e jetës, jetën si një ëndërr të lumtur. Pas kësaj moshe fillon rreziku, rriten përgjegjësi dhe bashkë me të kujdesi, dhimbjet dhe tragjedia e ditur. Për hir të nënës së saj unë do ta çoja nga varri nëse do të mundja, por unë nuk do ta bëja këtë për vete time.” Autobiografia ofron shumë fragmente rreth parashikimit të Suzy se çfarë Twain nuk mund të shikonte që po vinte: vdekja e një tjetër vajze Jean, për Krishtlindjet e vitit 1909. Ai i kaloi muajt e fundit të jetës duke shkruar përshtypjet e tij për vdekjen e Jean. “Është një ngushëllim për mua të shkruaj atë. Ajo siguron justifikim ndaj mendimit”. Ai vdiq së shpejti.
Në këtë autobiografi Twain kundërshton vetë përshkrimin e tij dhe kthehet tek ne “duke folur nga varri” thjesht siç na premtoi, me më shumë se 1,200 faqe për të na treguar.