Autolavazh i nxehte polemika ne Itali

Autolavazh i nxehte, polemika ne Itali
Nisma e një pike karburanti për punësimin e disa vajzave që do të kryejnë larje të “nxehta” makine, në një lokalitet pranë Venecias, ka ngjallur polemika të ashpra në Itali. Duke iu referuar artikullit të një gazete lokale, pronari i stacionit të furnizimit mbrohet duke thënë se një përvojë e tillë, ndonëse e re në Itali, është e njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga ana e tyre, kundërshtuesit theksojnë se ideja, përveçse nuk është aspak origjinale, dëmton shumë rëndë reputacionin e femrës, të cilën e trajton si një skllave seksi. Një peticion i banorëve me firmat kundër këtij aktiviteti i është paraqitur bashkisë së zonës, por pronari ka ndërmend të vazhdojë të mbrohet, duke paraqitur dokumenta të rregullta për biznesin e tij të veçantë. Sipas tij, kjo është një mundësi për t’i ofruar një mundësi të mirë punësimi të rejave të zonës, në një kohë kur në Itali papunësia është shndërruar në një problem serioz.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama