Automjetet jashte perdorimit do te riciklohen

Automjetet jashte perdorimit do te riciklohen
Automjetet dhe autoveturat që dalin jashtë përdorimit, tashmë do të riciklohen nëpërmjet një procedure të miratuar nga qeveria. Në kuadër të përmirësimit të mjedisit, qeveria shqiptare do të nxisë operatorët ekonomikë, të përfshirë në ciklin e jetës së automjetit për ngritjen e sistemeve për grumbullim, trajtim, ripërdorim dhe riciklim të automjeteve në fund të jetës.

Sipas vendimit, autoritetet publike, qendrore dhe vendore, në bazë të përgjegjësive të tyre, miratojnë hapësira të përshtatshme për ushtrimin e veprimtarisë së trajtimit të automjeteve, të dala jashtë përdorimit. Janë përcaktuar gjithashtu edhe procedurat e daljes së mjeteve jashtë përdorimit, certifikimi i tyre nga operatorët e riciklimit dhe çregjistrimi.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama