Autori i masakres ne Norvegji Meritoj medalje nderi

Autori i masakres ne Norvegji: Meritoj medalje nderi
Anders Breivik, autori i masakrës së 22 korrikut në Norvegji, i ka kërkuar gjykatës lirinë duke u shprehur se meriton një medalje nderi për atë që ka bërë. Breivik u shfaq para mediave i vetëkënaqur dhe i buzëqeshur, teksa dërgohej i prangosur në Gjykatën e Oslos, ku u zhvillua seanca e fundit dëgjimore. 32-vjeçari vrasës, gjykimi i të cilit pritet të nisë në 16 prill, i tha trupit gjykues se sulmi më i përgjakshëm që ka ndodhur ndonjëherë në Norvegji në kohë paqeje ishte në fakt një sulm kundër tradhtarëve  që u kanë hapur dyert emigrantëve, për të promovuar kolonizimin islamik të vendit.

“Jam militant nacionalist. Përfaqësoj norvegjezët vendas. Ne norvegjezët nuk mund të ulemi dhe të shikojmë sesi kthehemi në minoritet në vendin tonë”, tha ai. Breivik pranoi vendosjen e bombës pranë ndërtesës qeveritare në Oslo dhe autorësinë e masakrës në kapin rinor në Utoja. Breivik mohoi përgjegjësinë penale për këto dy krime, duke hedhur poshtë autoritetin e gjykatës, por gjykatësi Wenche Fliflet Gjelsten vendosi që ai të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama