Autostrada e Kalter Rama Se shpejti nis projektimi

'Autostrada e Kalter', Rama: Se shpejti nis projektimi

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se projektimi i “Autostradës së Kaltër” që do të lidhë bregdetin e Kroacisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë, do të nisë shumë shpejt. Përmes një njoftimi në rrjetin e tij social në “Facebook”, kreu i qeverisë ka theksuar se ky është hapi i parë pas Konferencës së Berlinit të mbajtur pak kohë më parë në Gjermani. “Fruti i parë i Konferencës së Berlinit: Fillojmë projektimin e “Autostradës së Kaltër” që do lidhë bregdetin e Kroacisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë”, – është komenti i Ramës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama