“Kam një vit që nuk përdor sapunin. Ka qenë një nga zgjedhjet më të mira që kam bërë në jetën time. Nuk mbaj aspak erë të keqe.Gjithashtu lëkura ime është më e shëndetshme se më parë. Më janë zhdukur njollat që kisha dhe nuk kam më zbokth”, tha Bonner.
Një tjetër person që ka provuar një eksperiencë të tillë është edhe autori i blog-ut “Free the Animal”. Ja si shprehet ai: “Në momentin që nuk përdoret më shampoja apo sapuni duhen 2 javë që të mësohesh. Edhe kur më dukej vetja i pistë kisha durim dhe më pas ndihesha sërish i bukur dhe i pastër. Lëkura dhe flokët e mi nuk kanë qenë ndonjëherë kaq të buta sa tani. Gjithashtu kursehen shumë para… sidomos në rastin e femrave.”
Specialistët thonë gjithashtu se pa sapun mund të jetohet. Në fakt, lëkura rigjenerohet çdo 28 ditë dhe sapuni vetëm sa ndihmon që lëkura “e vdekur”, në të cilën grumbullohet papastërtia, të rrëshqasë më shpejt. Por, sipas specialistëve, me apo pa sapun lëkura rigjenerohet.