Avioni i Merkel xhiro ne Rinas erdhi me heret

Avioni i Merkel xhiro ne Rinas, erdhi me heret

Ndërkohë autokolona nuk u kthye në kryeministri tek kthesa e Hotel Rogner, por vijoi tek Nënë Tereza, për të mos shkelur rregullat e qarkullimit

Filtrojnë detaje të vizitës së kancelares Merkel, të cilat janë të habitshme, madje në kufinjtë e të pabesueshmes. Javanews.al mëson nga burime diplomatike pranë vizitës, se avioni i zonjës Merkel, i cili ishte skeduar të prekte pistën në 13.45 minuta, erdhi në fakt në 13.28. Pilotët e Airbusit gjerman i kërkuan leje kullës së vrojtimit të aeroportit, që të bënin xhiro në pistën e Rinasit, me qëllim që kancelarja të zbriste fiks në 13.45 minuta.

Një tjetër detaj, i cili mesa duket do të hyjë në historinë prootkollare të shtetit shqiptar, është ai i itinerarit që ndoqi autokolona zyrtare e Merkelit. Mediat dhe publiku u habitën kur panë se makina e kancelares vijoi tek Nënë Tereza, për t’u kthyer më pas në drejtim të Kryeministrisë. Arsyeja e vetmte ishte se delegaxcioni zyrtar preferoi të mos shkelë rregullat e qarkullimit, duke prerë rrugën në këmbët e kryeministrit Rama. E pabesueshme, por e vërtetë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama