Kryeministri i Malajzisë, Najib Razak, deklaroi sot se avioni i humbur, i linjës “Malaysia Airlines” ka rënë në jug të Oqeanit Indian. Kryeministri Razak doli në një deklaratë për shtyp, për të njoftuar familjarët e pasagjerëve të avionit të humbur dhe popullin se, sipas të dhënave më të fundit, është dalë në konkluzionin se avionin MH370 ka përfunduar në ujërat e Oqeanit Indian.
Ky njoftim vjen pas pesë ditësh kërkimesh në jug të Oqeanit Indian. Megjithatë autoritetet vendase nuk kanë dhënë më tepër detaje lidhur me konkluzionet e kërkimeve, madje nuk kanë sqaruar as nëse kanë gjetur pjesë të avionit, apo viktima.
Avioni i linjës “Malaysia Airlines” u zhduk më datë 8 mars dhe kishte në bord 239 pasagjerë.