Avioni i rrezuar ndihmes-piloti ishte lene nga e fejuara

Avioni i rrezuar, ndihmes-piloti ishte lene nga e fejuara

Për gazetën gjermane “Bild”, “Andrea Lubitz ishte lënë nga e fejuara para se të martoheshin”. Ndihmës-piloti, përgjegjës i përplasjes së avionit “Germanwsings” në Alpet franceze, i cili kishte pësuar një krizë depresioni në vitin 2009-të, po përjetonte “një periudhë shumë të vështirë” për shkak të një marrëdhënieje të përfunduar.

27-vjeçari nga Montabaur ndër të tjera “jetonte mes dy shtëpish: ajo e prindërve që shkonte më rrallë dhe ajo që e ndante me të fejuarën në Dyseldorf”.

Po ashtu, mësohet se hetuesit e Prokurorisë së Dyseldorfit, gjatë kontrollit të shtëpisë së Lubitz, kanë gjetur prova të një sëmundjeje psikike të ndihmës-pilotit. Kështu shkruan “Der Spiegel”, duke iu referuar burimeve të hetimit që po zhvillohet për të.

Ndërkohë Lubitz është një mbiemër shumë i zgjeruar në zonën e Montabaur në Gjermani, qyteza e origjinës së ndihmës-pilotit dhe dikush ka nisur të marrë në shënjestër të gjithë ata që kanë këtë mbiemër me fyerje dhe kërcënime telefonike.

“Nuk kemi të bëjmë me të, – përgjigjet një zonjë, – kam vetëm fatin e keq që mbaj të njëjtin mbiemër me 27-vjeçarin”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama