Në ditën e 25 të kërkimeve të avionit të zhdukur Boing 777, investiguesit, po përqëndrohen në disa pika, ndërkohë që nga Pekini ftohen familjarët të mendojnë për varrimin e të afërmve të tyre. Zhdukja e këtij avioni, është konsideruar një nga misteret më të mëdhenj të historisë së aviacionit. Autoritetet malajziane duket se kanë ndryshuar sërish versionin e kontaktit të fundit që ka pasur në radio avioni MH370 dhe kulla e kontrollit.
Zëri në kabinën e pilotimit ka prononcuar frazën “Good Night, Malaysian three seven zero” `Natën e mirë Malaysian 370` dhe jo frazën “Cdo gjë mirë, natën e mirë ” siç është deklaruar më herët më 12 mars. Sipas informacioneve më të fundit, investiguesit nuk janë më në gjendje të identifikojnë personin që i ka thënë ka kryer këtë komunikim edhe pse më parë mendohej të ishte zëri i co-pilotit.
Ky ndryshim shfaq dyshime të reja, mbi besueshmërinë e informacioneve të përhapura nga Kuala Lumpur-i gjatë këtyre javëve. Ankthi i familjeve të 239 personave që ndodheshin në këtë avion, është zhytur në heshtje, mes dyshimeve të shumta apo fshehjes së të vërtetës.
Dyshime ka edhe përsa i përket zonave të kërkimit dhe identifikimet e objekteve nga satelitët. Tonet e rrepta të përdorura nga Pekini, në prag të një krize diplomatike me Kuala Lumpur-in, tashmë duket se po zbuten.
E përditshmja shtetërore në gjuhën angleze `China Daily`, në një editorial, fton familjarët e personave që udhëtonin me avionin e Kompanisë ` Malaysia Airlines të `të jenë racional dhe të mendojnë për varrimin e të afëmve të tyre”.
Ndërkohë që kompanitë e sigurimeve të këtyre personave, kanë nisur përllogaritjet për shifrat që duhet të paguajnë, nga 250 deri në 450 milionë dollarë.