Ansi Agolli ka ngritur trofeun e titullit kampion me skuadrën azere të Karabakut. Mbrojtësi i Kombëtares u shpall kampion disa ditë më parë pas fitores që arriti në transfertë me ekipin e Ziranit.
Një foto e publikuar në profilin e tij, në rrjetin social "Facebook", e shfaq atë duke festuar në fushë.
Me këtë fitore skuadra e Agollit ka siguruar kampionatin e katërt në histori dhe të tretin radhazi.