Azi Sex and Zen thyen rekordin e Avatar

Azi, 'Sex and Zen' thyen rekordin e
Në Azi, një film 'soft-porn' që po shfaqet në 3D po eklipson suksesin e Avatarit, përrallës eko-hapësinore, që në fund të vitit 2009 dhe në fillim të 2010 arriti fitime të mëdha në të gjithë botën. "Sex and Zen: Extreme Ecstasy", përshtatja në 3D e origjinalit të krijuar në vitin 1991, ka arritur të fitojë vetëm në një javë 1.53 milionë euro. Filmi ka kushtuar pak më shumë se 300 mijë euro dhe po arrin një sukses të jashtëzakonshëm. Në Hong-Kong ka thyer rekordin e mbajtur deri më sot nga "Avatar".

Rekordi

Filmi 'soft-porn' i ndaluar të shihet prej të miturve nën 18 vjec ka arritur të grumbullojë në Tajvan 420 mijë euro në 77 kinema. Protagonistë janë yjet e pornos japoneze Hara Saori dhe Suo Yukiko. Në film nuk ka aspak skena të nxehta seksi, por tregohet historia e një studenti të frenuar seksualisht, të cilit i merr koka erë në haremin e mikut të tij të pasur. Filmi do të shfaqet më 12 maj në Korenë e Jugut, ndërsa në Itali, Francë dhe Indi do të jepet në muajin qershor.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama