Kërkoi një jetë më të mirë për vete dhe fëmijët, por u kthye i zhgënjyer. Gjatë 5 muajve të qëndrimit në Gjermani, familja Vorfi u përball me zhgënjim, me vuajtje të paimagjinueshme, me frikën e rrëmbimit të fëmijëve, dhe me urinë që i detyroi edhe të vidhnim ushqime nga supermarketet.
Altin Vorfi së bashku me bashkëshorten Brunildën dhe dy fëmijët, morën valixhet, mbyllën derën e banesës në Burrel me shpresën për të përmirësuar jetën në Gjermani, ashtu sikurse mijëra shqiptare të tjerë.
Kryefamiljari Altini nuk e ka të lehtë të rrëfejë kalvarin e vuajtjeve si azilkërkues në Gjermani nga njëri kamp në tjetrin. Udhëtimi i tyre nis nga Shkodra me një taksi ku paguan 1 400 euro për të shkuar drejt një jetë më të mirë derisa sa panë se çfarë kishte rezervuar fati për ta.
Altini tregon kalvarin e vuajtjeve që ka kaluar në kampet gjermane, duke u kujdesur për gruan e fëmijët, për nevojat personale, për të ngrenë, pasi ishte frike për ndonjë rrëmbim.
“Kemi qene 300 vete ne dhome, si stalle e madhe, me nje hapesire pa ndarje pa kurrgje”- thote ai.
Ai tregon me lot ne sy se as fëmijët nuk ngopeshin me ushqim, duke u detyruar të vidhte në supermarkete. “Hysha ne supermarket tu vjedh, sallam, gjera me hanger, nuk u mjaftonte femijeve, nuk ngopeshin me buke”- tregon ai.
Ndërsa bashkëshortja e Altinit, Brunilda Vorfi, pas gjithë këtyre sfidave shprehet se Gjermania është një stres i madh.
Ndërsa familja Vorfi kur ka ardhur në Portin e Durresit, nuk është firmosur pasaporta pa i dhënë 50 euro policit. Familja Vorfi u bën apel shqiptarëve që mos të nisen drejt Gjermanisë, për t’i kursyer vetes dhe familjarëve të tyre, vuajtjen dhe stresin që ai kaloi.