Azili Merkel Gjermania ka nevoje per ju dhe per fuqi punetore.

'Azili', Merkel: Gjermania ka nevoje per ju dhe per fuqi punetore.

Në momentin që thashë që do vij në Tiranë, e bëra me kënaqësi dhe gjatë udhëtimit tim këtu kur pashë shumë njerëz që më pritën kjo tregon se kjo se kemi bashkëpunim të gjerë mes dy vendeve.


Mendoj se kemi mundësi dhe më të mëdha për të arritur rezultate edhe më të mira në bashkëpunimin ekonomik. Mendoj që për Shqipërinë është e rëndësishme krijimi i kushteve ligjore që investitorët gjermanë e kanë të nevojshme t’i besojnë këtyre kushteve juridike.

Në rrugën prej marrjes së statusit si vend kandidat për në BE dhe procesit për vendit anëtar në BE, ne e mbështesim Shqipërinë në këtë drejtim.

Reformat në drejtësi, Shqipëria ka mundësi të shfrytëzojë përvojat e vendeve të BE sidomos në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit. Keni për të shfrytëzuar shumë në fusha si turizmi, fushën energjetike, telekomin, politika duhet të angazhohet më së shumti në këtë drejtim. Diskutuam dhe për rininë që ka nevojë për perspektiva të reja.

Azil kërkimi, kemi biseduar se cfarë mund të bëhet në të ardhmen në këtë drejtim, duke bërë të qarta se cilat do të ishin të domosdoshme në këtë drejtim, si diplomat për infermierë etj, Shqipëria nuk është një vend prej të cilit azilkërkuaesit do të ishin azilantë, por Gjermania ka nevojë për fuqi punëtore të kualifikuar dhe Shqipëria e ofron këtë fuqi punëtore.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama