Azilkerkuesit Basha Rama tallet me shqiptaret sepse ska zgjidhje

Azilkerkuesit, Basha: Rama tallet me shqiptaret sepse s'ka zgjidhje

Menjëherë pas deklaratës së Ramës në ‘konferencën’ e tij live më qytetarët në Facebook dhe Twitter që “shumica e shqiptarëve që ikin në Gjermani janë shqiptarë që ikin kryesisht nga Greqia por jo vetëm” ka ardhur reagimi i kryetarit të PD Lulzim Basha

Sipas kreut të demokratëve Rama po tallet me mijëra kryefamiljarë me jetën e tyre me aktin ekstrem të ikjes dhe tregon tha Basha që ai nuk ka asnjë zgjidhje

Deklarata e plotë e Bashës

Edi Rama paturpësisht ka mohuar sot se ekziston një eksod i bashkqytetarëve tanë, që ikin çdo ditë me mijëra drejt Europës nga dëshpërimi, nga padrejtësitë, nga varfëria ekstreme.

Duke mohuar këtë eksod, Edi Rama jo vetëm tallet me mijëra kryefamiljarë, të rinj e të reja, jo vetëm tallet me jetën e tyre dhe me aktin ekstrem që bëjnë duke ikur natën nga shtëpitë e tyre, duke shitur çfarë u ka mbetur pos shpirtit për të bërë pasaportat dhe blerë biletat, por akoma më keq, tregon se ai nuk ka asnjë zgjidhje.

Ai mund ta mohojë eksodin, por kjo dramë po jetohet çdo ditë nga veriu në jug, në fshat e në qytet. Dhe një gjë është e vërtetë sa ç’është sot e hënë, se shkaku kryesor i kësaj arratie tragjike, është Edi Rama, keqeverisja e tij ne ortakeri me krimin, kriza ekonomike që ka shkaktuar, korrupsioni e hajduteria që ka mbjellë në çdo zyrë të shtetit.


Vetëm ndarja me këtë qeveri e me këtë kryeministër mund ta normalizojë situatën e ta frenojë eksodin dramatik të shqiptarëve.




Artikujt e fundit


Reklama

Reklama