BB miraton huan 100 mln $ per Shqiperine

BB miraton huan 100 mln $ per Shqiperine

Banka Botërore miraton huan 100 milionë dollarëshe për politikat e zhvillimit për modernizimin e sektorit financiar të Republikës së Shqipërisë.

Huaja u miratua dje nga Bordi Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore.

Huaja mbështet reformat në 3 fusha

Fusha e parë përqendrohet te forcimi i aspekteve rregullator dhe mbikëqyrëse të sektorit privat dhe tek përmirësimi i rrjetës së sigurisë financiare. Këto përpjekje pritet që të përmirësojnë përgatitjen e bankave për të përballuar krizat dhe të përmirësojnë kuadrin e sigurimeve të depozitave.

Fusha e dytë mbështet përshpejtimin e zgjidhjes për kreditë e këqija. Si rezultat i këtyre masave, përqindja e kredive të këqija pritet që të ulet në mënyrë të konsiderueshme deri në fillim të vitit 2015. Reduktimi i kredive të këqija do të mbrojë stabilitetin financiar dhe do t’u japë mundësi më mira bankave që t’iu përgjigjen kërkesave për kredi.

Fusha e tretë përqendrohet në forcimin e aspektit rregullator e mbikëqyrës për institucionet financiare jobankare. Ajo përpiqet të forcojë pavarësinë operacionale dhe kapacitetin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, duke e lejuar që rregullojë dhe të mbikëqyrë institucionet financiare jobankare (IFJB) në mënyrë sa më efektive.

BB sqaron se kjo është një hua e veçantë për politikat për zhvillim e cila lëvrohet me një këst të vetëm ndërsa Bankës Botërore do të mbështesë autoritetet në zbatimin e këtyre reformave.”

“Autoritetet janë të angazhuara që të vazhdojnë një sërë reformash afatshkurtra dhe afatmesme për të nxitur zhvillimin e sektorit financiar.  Këto reforma përfshijnë aktivitete të cilat do të kontribonin më tej në stabilitetin financiar të vendit, në zhvillimin e tregjeve financiare, në përmirësimin e përfshirjes financiare dhe në përmirësimin e raportimit financiar të organizatave.  Grupi i Bankës Botërore do të mbështesë autoritetet në zbatimin e këtyre reformave.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama