Disa prezantues meshkuj në rrjetin prestigjioz BBC paguhen deri në 40 herë më shumë se prezantueset femra, edhe pse emisionet e femrave me më shumë vite eksperiencë, kanë audiencë më të madhe. Emra të mëdhenj të prezantueseve si Anxhela Ripon, 67 vjeçe, Gloria Haniford, 71 vjeçe dhe Xhulia Samervill, 64 vjeçe, janë paguar rreth 1000 paundë për një episod të “Rip Off Britain”, i cili tërheq rreth 5 milionë shikues. Do të thotë se me gjithë eksperiencën dhe suksesin, të tria paguhen rreth 20000 paundë për punën e tyre. Por në emisionin “Match Of The Day”, i cili tërheq një audiencë më të ulët, prej 4.5 milionë shikuesish, Alan Hansen paguhet 40000 paundë për një episod dhe Alan Shiwrer, rreth 10000 paundë episodi. Hansen merr 1.5 milionë paundë për punën e tij dhe Shiwrer rreth 400000 paundë.