BRUKSEL, 10 nëntor /ATSH/ - Në qershor të vitit 2014, Komisioni Evropian i dha Shqipërisë statusin e vendit kandidat. Ndërkohë që ka pasur një dialog të vazhdueshëm politik dhe ekonomik mes BE-së dhe Shqipërisë ndërmjet strukturave të MSA-së (Marrëveshja Stabilizim Asocimit). Qeveria shqiptare është angazhuar në realizimin e reformave dhe të pesë prioriteteve kryesore për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, sipas progres raportit të publikuar në faqen e internetit të Komisionit Evropian.
Kriteret politike
Përsa i përket kritereve politike, zgjedhjet lokale të qershorit 2015 u zhvilluan pa incidente madhore. Për sa i përket paanshmërisë dhe profesionalizmit të autoriteteve elektorale dhe politizimit të gjithë procesit elektoral pritet të analizohen.
Për sa i përket parlamentit është bërë progres, në veçanti në transparencën e bërjes së ligjeve. Por nevojitet më shumë dialog mes paritve. Gjithashtu janë bërë hapa në përgatitjen e legjislacionit në përjashtimin e presonave me rekode kriminale nga postet publike.
Shqipëria ka bërë përparime për sa i përket reformës në administratën publike. Por nevojiten ende përpjekje për arritjen e një administrate publike profesionale dhe të depolitizuar, për të rritur aftësitë financiare dhe administrative të njësive qeverisëse lokale si dhe të garantojë një implementim efektiv të ligjit të shërbimit civil në nivel lokal.
Sistemi gjyqësor Alabama është në një fazë të fillestare të përgatitjes. Vazhdon të ketë mangësi të konsiderueshme në sistemin gjyqësor në lidhje me pavarësinë dhe llogaridhënien e gjykatësve dhe prokurorëve, zbatimin e vendimeve, bashkëpunimit ndër-institucional, dhe administrimin e drejtësisë. Hapat e ardhshëm janë miratimi i strategjisë dhe planit të veprimit të reformës gjyqësore ndjekur nga miratimi i masave të nevojshme institucionale, legjislative dhe procedurale.
Shqipëria ka arritur disa nivele në luftën kundër korrupsionit. Është miratuar një strategji dhe plani i veprimi i ri në luftën anti-korrupsion. Megjithatë, korrupsioni është i përhapur dhe më shumë përpjekje nevojten për të bërë progres me qëllim krijimin e një historiku solid të hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve në të gjitha nivelet. Gjithashtu duhet të përmirësohet pavarësia e institucioneve të përfshira në luftën kundër korrupsionit, pasi ato janë të pambrojtura ndaj presioneve politike dhe ndikimeve të tjera të paligjshme.
Vendi ka arritur në një nivel të përgatitjes për sa i përket luftës kundër krimit të organizuar. Shqipëria ka kryer një seri operacionesh në përforcimin e ligjit dhe në shkatërrimin e kulturave të mëdha të kanabisit. Megjithatë, numri i dënimeve përfundimtare që sjell edhe shpërbërjen e organizatave kriminale mbetet i papërfillshëm në krahasim me vlerën e vlerësuar të tregut kriminal rajonal dhe vendor. Hetimet financiare, masat kundër pastrimit të parave dhe konfiskimi e aseteve mbeten ende për tu përmirësuar.
Kuadri ligjor për mbrojtjen e të drejtave të njeriut është gjerësisht në përputhje me standartet evropiane. Megjithatë, zbatimi efektiv i legjislacionit dhe strategjive përkatëse është i limituar dhe zbatimi i mekanizmave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut mbetet i pamjaftueshëm. Për sa i përket lirisë së shprehjes, Shqipëria ka bërë përparime. Por nevojitet një implementim më i mirë i legjislacionit. Pavarësia e autoritetit rregullator dhe transmetuesit publik duhet të forcohet më tej. Zbatimi i të drejtave të pronësisë mbetet ende nuk është garantuar dhe proceset e regjistrimit, kthimit dhe kompensimit të pronës nuk janë përfunduar. Romët dhe egjiptianët përballen me kushte shumë të vështira të jetesës, përjashimit social dhe diskriminimit. Në fushën e anti-diskriminimit, jurisprudenca ka nevojë për t'u përmirësuar. Mekanizmat institucionalë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës mbeten të dobëta. Sistemi i drejtësisë për të miturit nuk vepron në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Kriteret ekonomike
Sa i përket kritereve ekonomike, Shqipëria është pjesërisht e përgatitur në zhvillimin e një ekonomie të tregut funksional. Është bërë progres në përmirësimin e stabilitetit dhe rritjes së perspektivës makroekonomike. Inflacioni mbetet i ulët. Por përpjekjet të mëtjeshme janë të nevojshme për të mbështetur konsolidimin fiskal, për të përmirësuar mjedisin e biznesit dhe në luftimin e ekonomisë informale. Shqipëria duhet gjithashtu të përmirësojë menaxhimin e buxhetit dhe të ulë nivelin e lartë të kredive me probleme. Niveli i papunësisë (17.5%) dhe punësimi informal mbetet i lartë.
Shqipëria duhet të përmirësojë cilësinë e arsimit të lartë dhe të vazhdojë ristrukturimin e arsimit profesional dhe të trajnimeve. Duhet të miratojë dhe zbatojnë strategjitë kombëtare të transportit dhe të energjisë, si dhe të reduktojë barrierat jo-tarifore të tregtisë si për shembull mangësitë në sigurinë e ushqimit.
Shqipëria ka vazhduar përafrimin e legjislacionit të saj me kërkesat e BE-së në një numër fushash duke rritur aftësinë e saj për të marrë përsipër detyrimet e anëtarësimit. Në një sërë fusha vendi është pjesërisht i përgatitur, si në kontrollin financiar, prokurimin publik dhe statistikat. Megjithatë, Shqipërisë i duhet të bëjë përpjekje të konsiderueshme për të përmirësuar aftësitë e saj në zbatimin e "acquis". Ajo duhet të vazhdojë punën për zhvillimin e rrjetit të transportit dhe energjisë. Kapaciteti administrativ dhe standardet profesionale të organeve të ngarkuara me zbatimin e "acquis" duhet të forcohen dhe pavarësia e organeve rregullatore të garantohet. Duhet të rritet transparenca dhe llogaridhënia, në veçanti sigurimi i funksionimit efektiv, efikas dhe transparent i sistemit të prokurimit publik dhe menaxhimit të financave publike, që është thelbësor.
Pritet që autoritetet shqiptare të vazhdojnë përpjekjet e tyre për trajtimin e numrit në rritje të aplikimeve dukshëm të pabazuara për azil të paraqitura nga qytetarët e saj në shtetet anëtare të BE-së dhe vendet e Shengenit. Të gjitha aktivitetet për të kundërshtuar këtë fenomen negativ duhet të intensifikohen nëpërmjet mekanizmit monitorues post liberalizimit të vizave, veçanërisht pas rritjes së fundit gjatë verës./
/G.S/