"Ky është vetëm fillimi. Sot në bibliotekën tonë Evropiane kemi dy milion artikuj, objekte kulturore të cilat ekzistojnë në formë dixhitale. Kemi për qëllim që deri në vitin 2010, të ofrojmë 10 milionë objekte të dixhitalizuar nga e gjithë Evropa në 23 gjuhë. Në këtë mënyrë, gjithkush nëpër botë do të mund t’i qaset kësaj të kaluare kulturore nga vendet anëtare të BE-së”. Biblioteka do të përfshijë forma dixhitale të kryeveprave nga muzeumi Luvrë i Parisit apo dorëshkrime nga kompozitorë si Bethoven apo edhe libra nga bibliotekat evropiane. Megjithatë gjatë viteve të ardhshme vetëm një numër i vogël i 2.5 miliardë librave nga rajoni i BE-së do të vendosen në bibliotekë. Projekti është një mënyrë për të publikuar trashëgiminë kulturore të BE-së.
"Nga njëra anë kjo tregon se Evropa nuk përbëhet nga një kulturë e vetme, por nga 27 vende dhe se çdo anëtar ka një histori të gjatë. Por kjo gjithashtu tregon se çfarë na bashkon si shtete dhe tregon gjithashtu sesi vendet fqinje shohin njëri-tjetrin". Përshembull, rënia e murit të Berlinit, çka kishte shumë rëndësi për historinë gjermane dhe atë evropiane mund të gjehet në bibliotekën Evropiana në formën e një filmi që sot ndodhet në Institutin Kombëtar Audiovizual francez. Shtetas gjermanë, hungarezë, britanikë dhe amerikanë mund ta shohim këtë ngjarje të madhe dhe do ta bëjnë këtë përmes syve të shtetasve francezë.” Të interesuarit për bibliotekën e re evropiane mund të marrin më shumë informacione përmes faqes së internetit ëëë.europeana.eu.
Gazeta: Shekulli