BE fiton cmimin Nobel per paqen

BE fiton cmimin Nobel per paqen
Bashkimi Evropian është fituesi i çmimit Nobel për paqen për vitin 2012. Sekretari i komitetit për çmimin Nobel, tha se BE-së i është dhënë ky çmim për rolin në bashkimin e Francës dhe Gjermaninë dhe për përforcimin e demokracisë në jug, qendër dhe lindje të Evropës.

Një lajm i tillë pritet të sjellë zemërim tek ekstremistët e djathtë dhe kryesisht tek qytetarët grek të cilët e pritën me djegien e flamurit nazist Angela Merkelin. Gjithashtu një vendim i tillë vjen në një kohë kur BE po kalon krizë në zonën euro dhe kur ka një debat të thellë për të ardhmen e Evropës. Ky vendim merret pasi në vitin 2009, çmimi i shkojë presidentit të SHBA-ve, Barak Obama, kurse në vitin 2002 e mori Xhimi Karter.

Vendimi për akordimin e çmimit me vlerë 1.2 milionë dollarë është marrë nga paneli me pesë anëtarë, i cili udhëhiqej nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland. BE u formua në vitin 1957 me nënshkrimin e Traktatit të Romës nga gjashtë vende që kërkonin integrim ekonomik. Tani unioni përbëhet nga 27 vende.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama