Stefan Fyle është lajmësi më i mirë sot për Shqipërinë. Ai ka preferuar ta japë lajmin e shumëpritur për statusin i pari dhe në gjuhën shqipe. Në Tëitter ai ka shkruar në gjuhën shqipe: Shqipëria urime për statusin e kandidatit miratuar nga ministrat, njohje e përpjekjeve për reformat, nxitje për më shumë!.
Vendim ky i miratuar unanimisht nga 28 vendet anëtarë të BE-së. Disa prej ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së, para se të hyjnë në samitin ku do vendoset për statusin kandidat të Shqipërisë, shprehen se do kërkohet një kompromis që 28 vendet anëtare të BE-së të jenë në një mendje dhe të japin një ‘po’ për Shqipërinë. Sipas tyre kjo është e mundur.
Ministri i Jashtëm i Luksemburgut Jean Asselborn është shprehur se është e mundur që të gjehet një kompromis sot, në favor të Shqipërisë. “Në takim do të përpiqemi të gjejmë një konsensus për statusin kandidat të Shqipërisë dhe do ta bëjmë këtë, besoj se është e mundur.
Ndërsa ministri i Jashtëm danez Martin Lidegaard u shpreh se pret që Shqipërisë t’i thuhet ‘po’. “Kërkon një proces të gjatë për tu kalualifikuar për në BE dhe tani pres që të themi po statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Gjatë viteve të ardhshme Shqipëria duhet të marrë hapa të tjerë për tu bërë anëtare e plotë e BE. Mendoj se janë bërë hapa të rëndësishëm në pjesën më të madhe të axhendës, të cilën kemi kërkuar ne. Shqipëria duhet të tregojë vullnet, të vazhdojë në këtë proces dhe mendoj se tani është koha t’i themi po statusit kandiadat për Shqipërinë. Nuk është fundi i udhëtimit, por shpresoj të jetë një fillim i mbarë”, tha Lidegaard.
Sandro Gozi, sekretar për cështjet e Jashtme në Itali u shpreh se “ Është jetike që ti japim statusin kandidat Shqipërisë për të nxitur procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor”
Ministri i Jashtëm grek, Evangelos Venizelos para mbledhjes së ministrave të Jashtëm në Bruksel, shpreson të gjendet kompromisi me qëllim që Shqipërisë t’i jepet statusi.
“Një nga temat kryesore të debatit të sotëm do të jetë diskutimi për dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Kjo është një temë e rëndësishme për të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe për stabilitetin dhe prespektivën euroatlantike të vendeve të rajonit tonë, shpresoj që të kemi gjetur kompromis për Shqipërinë. Ky është misioni institucional i Këshillit Europian”,- thotë Venizelos.
Ndërsa Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në rrjetin social Tëitter, shprehet optimist për marrjen e statusit, ndërsa kujton vitet ’90 kur nisi edhe rrugëtimi i Shqipërisë për tu bërë si gjithë Europa. “Dhjetor’90 në fillim-rrugën për Shqipërinë si gjithë Europa në qytetin Studenti. Sot në pritje të statusit kandidat”, shkruan kryeministri.