BE ia heq sanksionet familjes se Millosheviqit

BE ia heq sanksionet familjes se Millosheviqit

Bashkimi Evropian ka shfuqizuar sanksionet ndaj familjes së ish-Presidentit të ish- Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, dhe bashkëpunëtorëve të tij në politikë. Në vitin 2000 ishin ngrirë asetet e Millosheviqit, gruas së tij Mirjana Markoviqit, birit të tij Markos, ish presidentit serb Milan Milutinoviq dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Dragolub Ojdaniq.

 

Një burim i BE-së ka thënë për Radion Evropa e Lirë se sanksionet janë hequr për shkak se këta persona nuk përbëjnë më rrezik për Bashkimin Evropian. Millosheviq, është akuzuar për krime lufte dhe krime ndaj njerëzimit për rolin e tij gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, Kroaci dhe Kosovë gjatë viteve të 90-ta. Ai po ashtu është përballur me akuza për gjenocid gjatë luftës së viteve 1992-95 në Bosnjë e Hercegovinë, ku kanë vdekur 100.000 njerëz. Millosheviqi është gjetur i vdekur në qendrën e paraburgimit të Gjykatën Ndërkombëtare për Krime të Luftës, në Hagë, më 11 mars 2006.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama