BE-ja refuzon 96 te azilkerkuesve nga Ballkani

BE-ja refuzon 96 % te azilkerkuesve nga Ballkani

Bruksel- 16 % e të gjithë azilkërkuesve në vendet e BE-së vijnë nga Ballkani Perëndimor. Raporti i unionin evropian bazohet në të dhënat e vitit të shkuar dhe në gjashtëmujorin e parë të vitit 2013.  Pas liberalizimit të vizave me vendet si Serbia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, numri i azilkërkuesve nga këto vende është rritur ndjeshëm. BE thotë se refuzimet nga BE-ja për azilkërkuesit nga këto vende është 96 %. Vendet më të preferuara nga azilkërkuesit janë Gjermania, Franca, Suedia, Belgjika dhe Zvicra.

Pas tyre vijnë Hungaria, Austria, Luksemburgu, Italia, Britania, Danimarka dhe Greqia. Sipas Zyrës Europiane për Mbështetjen e Azilkërkuesve, në vitin 2008 kishte rrth 20,000 të tillë.  Vitin e shkuar kishte 60,000 azilantë, ndërsa në gjashtë muajt e parë të këtij viti ka patur 30,000.  Azilantët që vijnë nga Ballkani Perëndimor, janë kryesisht të komunitetit rom nga Serbia dhe Maqedonia. Gjithashtu ka edhe shumë shqiptarë dhe shtetas kosovarë.  Pjesa më e madhe e tyre janë nga Veriu i Shqipërisë, Jugu i Serbisë dhe Veriu i Maqedonisë. Gjithsesi, azilantët nga vendet e Ballkanit Perëndimor kanë edhe numrit më të lartë të refuzimeve nga vendet e BE-së. Vetëm 4% e azilkërkuesve në një vit kalendarik, arrijnë që të marrin statusin e azilantit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama