Komisioni Evropian kërkon të sanksionojë të drejtën për t’u harruar nga rrjetet sociale të internetit. Përdoruesve të web-it do t’u duhet të kërkojnë fshirjen e të dhënave përkatëse nga arkivat elektronikë. Mjaft me jetët e shkatërruara nga “post”-et ose nga fotot e publikuara në rrjetet sociale si Facebook, Twitter apo Myspace. Në këtë mënyrë kërkohet rishikimi i direktivës evropiane për mbrojtjen e të dhënave, e ndryshuar në vitin 1995, dhe që të mërkurën do t’i paraqitet komisioneres Viviane Reding.