BMW terheq serine 5 dhe 6 nga tregu rrezik zjarri

BMW terheq serine 5 dhe 6 nga tregu, rrezik zjarri
Prodhuesi gjerman i makinave luksoze BMW është duke tërhequr 1.3 milionë makina në mbarë botën për shkak të problemeve me baterinë, që në raste ekstreme mund të shpërthejnë në zjarr. Modelet e rrezikuara janë seritë 5 dhe 6 të prodhuara mes viteve 2003-2010. Kompania ka thënë se ka marrë 9 ankesa për defekte javën e fundit. Përdoruesit duhet t’i dërgojnë makinat tek subjektet e autorizuara nga BMW për t’i riparuar. BMW tha e kablli i baterisë mund të jetë montuar gabimisht. Në një deklaratë të kompanisë thuhet:’ Në mënyrë që të rritet cilësia BMW po tërheq BMW seria 5 dhe 6 të brezit të mëparshem mes 2003 dhe 2010 që janë ende në treg. Ky është një difekt si rezultat i sistemit elektrik, automjeti ose dështon të ndizet ose merr flakë’. Sipas BMW kontrolli do të zgjasë vetëm 30 minuta dhe do jetë pa pagesë. Fitmet e BMW-së në 2011-ën ishin 4.9 miliardë euro nga 3.24 që ishin në 2010-ën.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama