Në studimin e nisur disa vite më parë, u përfshinë 2 mijë prindër filipinas. Rezultati: prindërit me moshë madhore 40 apo 50 vjeç u trashëgojnë fëmijëve të tyre jetëgjatësi më të madhe se sa ajo e fëmijëve nga prindër të rinj në moshë.
Diferenca sipas studiuesve amerikanë bëhet nga telomeret, apo pjesët e vogla të ADN-së që ndodhen në fund të çdo kromozomi. Nga ajo çfarë shkenca di për telomeret deri më sot, ato nuk përmbajnë informacione gjenetike, por kanë një rol parësor në jetëgjatësinë e qelizave. Këto pjesëza të ADN-së trashëgohen më “të pjekura”, “më të gjata” dhe më të forta nga prindërit “e moshuar”.
Telomeret, apo “kapakët mbrojtës” të kromozomeve “lindin” me një gjatësi të caktuar, me kalimin e viteve gjatësia e tyre konsumohet, paralelisht mbrojtja e kromozomeve dobësohet e qelizat plaken më shpejt. Përjashtim nga ky rregull bëjnë telomeret e spermatozoidëve, të cilat me kalimin e viteve nuk shkurtohen, por zgjaten. Pikërisht kjo veti e tyre përcakton edhe ndryshimin e “jetëgjatësisë” së fëmijëve nga prindër meshkuj në moshë me ata më të rinj.