Babagjyshat vodhen argjendarine ne Kucove

'Babagjyshat' vodhen argjendarine ne Kucove

Grabitjet në seri të disa argjendarive në qytete të ndryshme të Shqipërisë, gjatë vitit 2013, dyshohet se janë bërë nga i njëjti grup. Ngjarja e fundit datoi në Krishtlindje, ku katër persona, të veshur si babagjysha, u futën në argjendari dhe morën prej andej sasi të konsiderueshme flori, argjend, madje edhe gurë të çmuar, me një vlerë që kap shifrat e qindra mijërave eurove. Deri më tani, asnjë person nuk është arrestuar, apo identifikuar, ndërsa nga kamerat e sigurisë së qendrës tregtare shihet se katër personat kanë vepruar të organizuar, duke lënë të kuptohet se grabitja ishte studiuar më parë. Por, grupi hetimor i Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Tiranës, ka filluar të gërmojë në arkiva dhe të gjejë ndonjë rast të ngjashëm, ndërsa është marrë kontakt edhe me policitë e vendeve fqinje, ku Italia dhe Greqia kanë pohuar se ka pasur grabitje të tilla në vendet e tyre. Por, nga të dhënat e fundit hetimore, ka rezultuar se grupi i “babagjyshërve” ka kryer një tjetër grabitje spektakolare disa muaj më parë në Shqipëri, në qytetin e Kuçovës. Ata arritën të vishen si punonjës policie dhe u futën në një argjendari me pretekstin se do të kontrollonin për drogë. Rezultati ishte i dukshëm, pasi ata morën një sasi të konsiderueshme floriri dhe argjendi, por edhe një shumë të madhe parash.

 

Grabitja në Kuçovë


Ngjarja ka ndodhur në fund të muajit shtator të këtij viti. Katër personat përdorën veshje të policisë. Duke u hequr si agjentë të antidrogës, katër të rinjtë shokuan pronarin e argjendarisë dhe e kontrolluan dyqanin e tij me pretekstin e lëndëve narkotike. Ata morën pjesën më të konsiderueshme të floririt dhe argjendit, madje dhe gurë të çmuar, unaza, orë dhe u larguan nga objekti. Vetëm kur ka kuptuar rrengun, pronari i argjendarisë ka njoftuar policinë duke dhënë alarmin. Katër autorët udhëtuan me një mjet dhe më pas e dogjën. Grabitja ka ndodhur në mes të qytetit, në sy të shumë banorëve, të cilët kanë mbetur të shtangur nga skenari i përdorur nga autorët. Mësohet se njëri prej grabitësve i ka drejtuar armën argjendarit, duke u prezantuar si polic dhe që kishin dyshime të forta se ai mbante lëndë narkotike në argjendari, ndërkohë që tre të tjerët kanë ushtruar kontroll, duke grabitur argjendarinë. Pronari nuk ka mundur të bëjë asnjë lëvizje, për shkak të grykës së armës, që kishte të drejtuar në fytyrë dhe vetëm kur ata janë larguar, ka kuptuar se e kanë grabitur. Katër personat, e veshur me uniformë policie, kanë hyrë në argjendari rreth orës 19:05 dhe vetëm tri minuta më pas kanë dalë, duke u larguar me një automjet, me targa BU 006 FP. Pak orë më vonë, policia gjeti mjetin e grabitjes, të cilin autorët e ngjarjes e kishin lyer me benzinë dhe i kishin vënë flakën. Mjeti është gjetur në fshatin Grekan të Elbasanit. Pronari i mjetit rezultonte se ishte nga Qarku i Lezhës dhe ai mjet ishte denoncuar si i vjedhur në Milot.

 

Ngjashmëria



Grupi hetimor pohon se dy ngjarjet, ajo e shtatorit dhe dhjetorit të vitit 2013, kanë ngjashmëri të madhe. Të dyja ngjarjet janë bërë për tri minuta, ndërsa autorët kanë qenë të maskuar, në Kuçovë si punonjës të policisë dhe në Tiranë si babagjysha. Sipas filmimeve, në të dyja rastet, njëri prej autorëve ka neutralizuar pronarin, apo shitësin, një tjetër ka qëndruar te dera, duke parë lëvizjet e njerëzve apo mbajtur kronometrin, ndërsa dy të tjerët kanë futur në disa çanta të gjithë floririn, apo sendet e tjera të çmuara. Një tjetër detaj i ngjashëm janë edhe automjetet e përdorura nga grabitësit. Gjithmonë, ata lëviznin apo kryenin grabitje me një automjet të vjedhur më parë, ndërsa mbanin një tjetër mjet rezervë. Pas grabitjes, mjetin e digjnin, duke “djegur” edhe provat e mundshme shkencore që mund të mbesnin tek automjeti. Në të dyja ngjarjet, autorët kanë qenë katër persona.

 

Detaje

Italia dhe Greqia

Kohët e fundit kanë marrë disa filmime nga policia italiane dhe ajo greke për një grup që grabiste argjendaritë në disa qendra tregtare. Hetuesit kanë parë në këto filmime një skemë të ngjashme, ku i gjithë “aksioni” i tyre zgjaste në rreth tri minuta

 

Grabitjet në Shqipëri



Krahas skemës së “babagjyshërve”, grupi dyshohet se ka kryer të tjera grabitje në Laç, Fushë-Krujë dhe Kuçovë. Një javë para grabitjes te TEG-u, persona të maskuar kanë grabitur një argjendari në Fushë-Krujë. Ndërkohë, më 5 nëntor vodhën në qytetin e Laçit
 

Të dhëna

“Policët”



Duke u shtirur si agjentë të antidrogës, katër të rinjtë shokuan pronarin e argjendarisë dhe e kontrolluan dyqanin për drogë

 

Floriri



Ata morën pjesën më të konsiderueshme të floririt dhe argjendit, madje dhe gurë të çmuar, unaza, orë dhe u larguan nga objekti

 

Djegia



Rezultoi se katër autorët udhëtuan me një mjet dhe më pas e dogjën, por lanë gjurmë dhe prova të shumta në vendin e ngjarjes

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama