TIRANË, 5 Nëntor / ATSH - Klajdi Musabelliu /-Edicioni i XIII-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë do të mbyllet mbrëmjen e sotme me shfaqien e filmit "Babai" në orën 18:00, dhe në orën 21:00, do të zvillohet edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve për filmat fitues sipas kategorive.
TIFF 2015 (Tirana international Film festival), pasi u çel mbrëmjen e 28 tetorit me historinë shqiptare nën titullin "Burrnesha" , festivali do të përmbyllet sot në mbrëmje nga një tjetër histori shqiptare siç është ajo me titull "Babai", nga Visar Morina.
Përgjatë 9 ditëve, në Kinema "Millenium", "Agimi" dhe në ambjentet e"Tulla Center" në Tiranë, janë shfaqur të gjithë filmat konkurues të cilët janë shoqëruar dhe nga Master Class-at, Workshop-et dhe seminaret ku publiku është njohur më nga afër me protagonistët, producentët dhe stafin.
"Babai" filmi përmbyllës me skenar dhe regji nga Visar Morina, ka rrëmbyer deri më sot 6 çmime në kompeticione të ndryshme.
"Babai" fitoi 4 çmime në festivalin e madh Filmfest Munchen, ndërsa në ngjarjen më të rëndësishme të filmit në Europën Qendrore dhe Lindore, në Karlovy Vary , ky film fitoi çmimin për regjinë më të mirë si dhe çmimin Europa Cinemas Label që ndahet nga Europa Cinemas Network. /a.g/