Për mediat çeke ka folur edhe babai i turistes çeke Anna Kusinova, e vrarë pak ditë më parë në Dukagjin. Ai shprehet i keqardhur dhe tregon se Anna kishte edhe një vajzë 17 vjeçare nga nje marrëdhënie e mëparshme.
Ndërkohë, ai tregon edhe një fakt interesant për çekët, të cilët sipas tij, të vrasin për 20 koruna.
A ka ardhur policia në shtëpinë tuaj?
Po, erdhën rreth orës 11 paradite.
Por unë nuk di shumë.
Vajza është e rritur, ajo nuk na tregon shumë.
Di vetëm që kishte shkuar për pushime.
Ata kanë qenë edhe vjet bashkë për pushime.
Është shumë e vështirë të them ndonjë gjë, sepse vërtet nuk di shumë.
Kur është hera e fundit që jeni takuar me vajzën?
Përpara se ajo të nisej. Të mërkurën.
Çfarë menduat kur e zbuluat. A mundët ta besoni që ka ndodhur një gjë e tillë kaq e tmerrshme?
Edhe ndodh. Këtu të vrasin për 20 koruna (monedha çeke), pse të mos ndodhë diku në Shqipëri. Kështu e ka jeta. S’kemi çfarë t’i bëjmë.
Jeni në kontakt me Ministrinë e Jashtme apo Policinë? A ju kanë njoftuar se çfarë po bëhet?
Kam një numër telefoni të tyre dhe mund t’i kontaktoj nëse duhet. Por edhe ata do të bëjnë të njëjtën gjë.
A keni menduar për ceremoninë e varrimit dhe e dini se kur do ta sjellin trupin e vajzës?
Jo, s’kam informacion për këtë. Ata thjesht më thanë që do ta sjellin trupin. Por nuk e di se kur, sepse duhet bërë fillimisht autopsia