Babai puneson vrases virtuale per te birin

Babai puneson vrases virtuale per te birin
Një prind në Kinë raportohet se ka punësuar me pagesë “vrasës” virtualë për të gjuajtur dhe rrëzuar të birin në lojëra elektronike, duke e “vrarë” atë, raporton media lokale. Babai Feng qe i shqetësuar për shkak të sasisë së madhe të kohës që i biri 23-vjeçar po kalonte online për shkak se qe i papunë. Ai shpresonte se po të humbiste rregullisht lojën me luftë duke mbetur i vrarë, do të hiqte dorë prej saj. Në fund i biri pyeti një nga lojtarët se pse po e targetonin me aq këmbëngulje në lojërat në rrjet World of Warcraft.

Një ekspert për luftën kundër varësisë nga lojërat elektronike komentoi në fakt se metoda e zgjedhur nga Feng nuk është shumë efikase. Sipas ekspertit, në shumicën e rasteve, njerëzit që luajnë me tepri online e kanë si një mënyrë shmangieje nga një problem real i vazhdueshëm. Ai shton gjithashtu se në shumë raste, loja me tepri nuk mund të klasifikohet as si varësi. “Ka shumë raste që njerëzit luajnë 10 apo 14 orë në ditë, por e ndërpresin lojën pa asnjë problem në çastin kur gjejnë një punë”, tha ai.

Babai dhe i biri thuhet se janë pajtuar, ndërsa një eksperte e kompanisë së lojërave në kompjuter tha se pagimi i vrasësve virtualë nuk bën asgjë për të mbajtur djalin larg lojës.

“Të vritesh nga ndokush ndodh gjatë të gjithë kokës”, tha ekspertja.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama