Babait 13-vjecar i dalin tete rivale

Babait 13-vjeçar i dalin tetë rivalë

Mediat angleze kanë dhënë hollësi të reja, të papritura në historinë e Alfie Patten, djalit 13 vjeçar që u bë baba disa ditë më parë, pas lindjes së foshnjes Maisie, nga e dashura e tij 15 vjeçare Chantelle Steadman. 
Të paktën 8 bashkëmoshatarë të tyre, kanë deklaruar se kanë qenë të dashurit e Chantelle dhe se janë ata babai i foshnjes së sapolindur. Një dreq e merr vesh nëse për të bërë deklarime të tilla, adoleshentët i shtyu fama që mori çifti-fëmijë në gjithë botën, apo kanë qenë vërtet të përfshirë ën marrëdhënie me 15 vjeçaren-nënë.


Të gjendur përballë këtyre deklarimeve dhe në një gjendje presioni të vazhdueshëm nga kurioziteti i opinionit publik mbi gnjarjen, prindërit e Alfie dhe Chantelle kanë kërkuar të bëhet analiza e ADN-së për të parë nëse Alfie është vërtet babai i foshnjes.
Mamaja e Chantelle-s, Penny, është ajo që e kërkon më me ngulm nga të tjerët këtë test, sipas tabloidit anglez The Sun. 
15-vjeçarja Chantelle ndërkohë insiston se testi do të provojë që babai me fytyrën e një fëmije, i cili nuk duket më shumë se 8 vjeç, është babai i vërtetë i vajzës njëjavëshe, Maisie.


Dje, drejtori i shërbimeve për fëmijët në zonën e ngjarjes, Matt Dunkley, pranoi se këtij rasti do t\'i jepej përparësi për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme. Ai dha fjalën që punonjësit socialë dhe punonjësit e sektorit të shëndetit do t\'i vizitojnë të dyja familjet përsëri, për të nxjerrë detaje të tjera mbi Alfie, Chantelle dhe beben Maisie.


Gjyshja e bebit, mamaja e Chantelle dhe e pesë fëmijëve të tjerë, 38-vjeçarja Penny, insiston që derisa të publikohen rezultatet e AND-së, ajo dhe vajza e saj 15-vjeçare, do të qëndrojnë bashkë me Maisien në një vend të fshehtë që ata kanë gjetur, për t\'u shpëtuar në këtë mënyrë thashethemeve. Ajo thotë: "Ne nuk duam të kthehemi derisa Chantelle të ndiejë që ajo mund të dalë jashtë me fëmijën e saj në krahë, pa menduar se çfarë do të thonë njerëzit pas krahëve të saj".


Ajo dhe babai i Chantellës, Steve, u janë lutur punonjësve socialë për ndihmë, menjëherë pasi dy djem, njëri 16 vjeç dhe tjetri 14 vjeç, të cilët gjithashtu jetojnë në Old Toën, kanë deklaruar se janë baballarët e vajzës së vogël. Së paku 6 të tjerë kanë bërë deklarata të njëjta, pavarësisht insistimit të Chantellës, që Alfi është i vetmi djalë, me të cilin ajo ka bërë dashuri.

 

 

Gazeta: Shekulli


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama