Balerina e parë shqiptare, Enada Hoxha dhe gjithë trupa artistike pjesë e shfaqjes janë në prova intensive pasi premiera po afron, 28 shtatori nuk është larg.
Ajo është gruaja rreth së cilës përshtillet gjithçka ndër Gerd Vaso është ‘mandarini’ i baletit hungarez në skenën shqiptare.
“Një shfaqje baleti zor të shpjegohet me fjalë dhe sidomos kur në pyetje është një shfaqje e tillë, me një histori të rëndë por shumë realiste, zor se mund të përcillet subjekti në një fjali që unë mund të them. Megjithatë diçka mund të theksoj, është një ngjarje që e prekim në përditshmëri, dashuri e dhembje, realitet i hidhur e zgjedhje të vështira”,-thotë balerina Enada Hoxha nga skena e TOB-it ku provat vijojnë përgjatë gjithë ditës.
Rrugëtimi i kësaj vepre ka qenë i gjatë. Në nisje ishte artikulli i Menyhert Lengyel i botuar 1 janarin e vitit 1917 nën titullin ‘Pantonime goroteske’ dhe më pas erdhi muzika e Bela Bartokut.
Është një muzikë e fuqishme që duke ju veshur historina që përcjell, një realitet therës shkruar nga Lengyel, përbëjnë një sfidë artistike për këdo, balerinët që duhet të projektojnë në lëvizje gjithçka, koreografin spor edhe dirigjentin e orkestrën.
Kompozitori Bartok ishte i magjepsur nga kjo histori e hidhur e reale dhe në vitin 1919 kishte gati për skenë muzikën, partiturë e cila deri në versionin e vitit 1924 kishte ndryshuar disa herë. Vepra u cilësua nga publiku në nisje një skandal pasi mësohet se ai u indinjua nga historia tepër realiste, të vërteta të thënë pa doreza. E pas shumë ecejakesh, censurash nga aturitetet shtetësore dhe kujdes i botuesve për të mos publikuar partitura, duket se historia që përcillej aty ishte më e fortë se pengesat andaj edhe suksesshëm ka parë dritën e skenës. Ky është një balet gati unik, kështu cilësohet nga koreografi hungarez i cili po kujdeset për vënien skenike në skenën shqiptare, David-Miklos Kerenyi. “Muzika është shumë e vështirë për t’u interpetuar në skenë. Dhe duke i shtuar kësaj një histori të fortë e të rëndë, gjithçka komplikohet-shton koreografi. Por ne kemi kohë që punojmë dhe në këtë teatër kam gjetur profesionistë të vërtetë ndaj edhe besoj që gjithçka do të shkojë mirë pasi jemi në rrugën e duhur”,-pohon koreografi hungarez.
Por e para në këtë shfaqje vjen opera…andaj edhe si një e tërë, shfaqja e cila do të ngjitet në skenën shqiptare është një dyptik muzikor që bën bashkë operan e parë hungareze, “Huniadi Lazlo” dhe baletin më të njohur të këtij vendi pagëzuar. Opera me 4 akte e cila lidhet me baletin e censuruar hungares është shkruar nga kompozitori Ferenc Erkel ka pasur premierën e parë në vitin 1844, ku ngërthehen elementët italianë, gjermanë dhe hungarezë.
Me këtë shfaqje unike që bën bashkë artistët shqiptarë dhe hungarezë do të çelet ky sezon artistik në Teatrin e Operas dhe Baletit mbrëmjen e 28 shtatorit, shfaqje e cila për publikun do të vijojë të jetë në skenë edhe mbrëmjet e 29 dhe 30 shtatorit.