Balla Elbasani me impiant te ri te perpunimit te plehrave dhe prodhimit te energjise

ballai--TIRANË, 17 Nëntor /ATSH- I. Vata/ -N/kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaron se Elbasani ishte marrë peng nga plehrat 25 vjet më parë, por tashme po vihet në punë impianti i ri i grumbullimit dhe përpunimit të mbetjeve urbane, si dhe prodhimit të energjisë.

Balla nëpërmjet statusit të tij Facebook pasditen e së martës shprehet se "Elbasani ishte qyteti i marrë peng 25 vjet nga plehrat që digjeshin jashtë çdo kontrolli, por tashme po vihet në punë impianti i ri i grumbullimit dhe përpunimit të mbetjeve urbane. Ky investim me standardet e BE brenda pak muajsh do të çoje në mbylljen përfundimtare të vatrës kanceroze të plehrave të qytetit, e cila do të kthehet në zonë të gjelbër".

"Impianti i ri, përveç përpunimit të mbetjeve të të gjithë bashkisë së re të Elbasanit, është pjesë e kompleksit të prodhimit të energjisë nga mbetjet, i pari kompleks i këtij lloji në vendin tonë; një model i Rllindjes Mjedisore që do të zhvillohet edhe në disa zona të tjera, me shpresën e madhe që në një masë shumë të konsiderueshme problemi çerekshekullor i plehrave në vendin tonë do të zgjidhet me themel në harkun e pesë viteve të ardhshme", shkruan Balla. /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama